• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kaspersky arrin e identifikon malware në kompjuterin e hakerit të NSA

by Java News
30/10/2017 17:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania ruse për siguri kibernetike Kaspersky ka bërë të ditur se mjetet për hakim në kompjuterin e një punonjësi të NSA janë vjedhur nga një palë e panjohur. Hakeri i qeverisë amerikane, i cili humbi malwaren e NSA-s, pasi që ai kishte hakuar veten duke shkarkuar një softuer pirat, pohon Kaspersky Lab.

Kompania ruse ka hedhur poshtë akuzat se softueri i saj është përdorur për të vjedhur mjetet e hakimit të NSA-së dhe se sipas kompanisë kjo dëshmon për pafajësinë e saj.

Kaspersky Lab ka qenë në qendër të akuzave në SHBA, ku edhe është ndaluar për përdorim në qeverinë amerikane, pas raportimeve të mediave se softueri i saj mund të përdoret nga Kremlini për spiunim.

Në intervistën e tij të parë për media, pas akuzave të bëra shefi ekzekutiv i kompanisë, Eugene Kaspersky ka thënë se “është shumë e mundshme që softueri i kompanisë së tij të ketë detektuar malwaren e SHBA-së”.

Pas detektimit, Kaspersky Lab thotë se përdoruesi “duket se ka shkarkuar dhe instaluar një softuer pirat në kompjuterin e tij, që duket të ketë qenë një gjenerues i çelësit për aktivizimin ilegal të Microsoft Office, i cili ka qenë i infektuar me malware”.

Për të instaluar dhe përdorur softuer pirat, përdoruesit duhet të çaktivizojnë antivirusin në kompjuterët e tyre, ka bërë të ditur kompania, por pa mundur të konfirmojë nëse një gjë e tillë kishte ndodhur edhe rastin në fjalë.

“Përdoruesi ishte infektuar me këtë malware për një periudhë të paspecifikuar, derisa produkti ishte jo aktiv. Malware me të cilin ishte i infektuar kompjuteri i tij, kishte një “prapa derë”, e cila mund t’iu ketë lejuar palëve të treta të kenë qasje në kompjuterin e përdoruesit”, thuhet në qëndrimin e kompanisë.

Përdoruesi duket se e ka vërejtur se kompjuteri i tij ishte i infektuar dhe ka aktivizuar antivirusin Kaspersky për të kryer disa skanime, “të cilat rezultuan në detektimin e varianteve të reja dhe të panjohura të malëare të NSA”.

Kaspersky Lab thotë se në mesin e njësive të dyshimta janë identifikuar arkiva 7zip, në të cilën një analist ka gjetur se përmbajnë mostra të shumta dhe kode të sigurisë për mjetet e hakimit nga ana e NSA-së, përgatiti Telegraf. (b.an)

Next Post
Vajza e inxhinierit zbulon i-Phone X, e pëson babai i saj…

Vajza e inxhinierit zbulon i-Phone X, e pëson babai i saj...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In