• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kasmi i vuri pistoletën në kokë killerit grek disa ditë para vrasjes, Eftimiu studionte lëvizjet e tij

by A R
03/02/2018 18:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Devi Kasmi i vuri pistoletën në kokë vrasësit me pagesë Ethimoi Eftimiu. Ngjarja ndodhi 3 ditë para vrasjes jashtë palestrës së viktimës, siç mëson “BalkanWeb”.

Ethimoi Eftimiu nuk njihej me viktimën Devi Kasmi. Ai ishte kontraktuar nga grupi kriminal për ta vrarë atë. Për këtë ai erdhi në dhjetor në Shqipëri ku ka studiuar zonën dhe pikat më të frekuentuara të Devi Kasmit. Ai e ndoqi një kohë të gjatë viktimën për të mësuar rutinën e tij të përditshme.

3 ditë para ekzekutimit të Kasmit ish-ushtaraku grek Eftimiu është parë të bënte lëvizje të shpeshta pranë palestrës së Kasmit, siç mëson “BalkanWeb”.

Kasmi i kushtonte shumë rëndësi sigurisë së tij, ndaj në gjithë rrugicën ku ndodhej palestra kishte instaluar kamera sigurie pamjet e të cilave i monitoronte në një dhome të veçantë.

Kështu pasi konstatoi lëvizjet e dyshimta të një njeriu me mjekërr, Devi Kasmi doli jashtë palestrës, e kapi atë nga pas, duke i vënë pistoletën në qafë.

Ky i fundit, i përgatitur për gjithçka, nuk reagoi. Vetëm përsëriti disa herë në anglisht “no problem”. Pasi e kontrolloi për armë dhe nuk konstatoi gjë, Kasmi e la të lirë dhe u largua.

Vetëm pak minuta pas kësaj përballje, për arsye që ende s’dihen, greku ishte kthyer sërisht në këtë zonë. Kjo ka shtuar më tepër dyshimet e Kasmit dhe nga kamerat e sigurisë i ka bërë një foto njeriut që për të u bë tepër i dyshimtë.

Kjo foto si edhe dëshmia e Mario Meshinit, dëshmitarit okular në vrasje ndihmoi në identifikimin e ekzekutorit të vrasjes së Devi Kasmit./BW

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi, e diel 4 Shkurt 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Afera Partizani, Beqiri: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg! SPAK ka lënë në harresë ‘21 janarin’ dhe ‘Gërdecin’

GJKKO rrëzoi kërkesën e Malltezit për pasuritë, Beqiri: Familja Berisha, më e korruptuara në Europë dhe Afrikë

April 7, 2026
Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

Zinxhirë njerëzish përqark centraleve, zbulohet plani i iranianëve pas kërcënimit të frikshëm të Trump

April 7, 2026
Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

Izraeli godet ura dhe hekurudha në Iran, mediat iraniane: Kanalet diplomatike midis Teheranit dhe Uashingtonit nuk janë mbyllur

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026
Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In