• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Kasapi i Kabulit” bëhet shpresë për paqe

by Aalison Pearse Stevens
24/09/2016 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qindra sulme me raketa në qytet çdo ditë. Të shtëna me armë nëpër rrugë të shkreta. Trupa të copëtuar gjithandej. Kështu ka qenë Kabuli gjatë luftës shkatërruese civile në vitit 1990 – një konflikt që ka vënë përballë fraksione të muxhahedinëve, ka lënë të vrarë rreth 100,000 njerëz dhe ka rrënuar pjesën më të madhe të qytetit.

Dy dekada më vonë, njëri nga protagonistët e luftës së viteve 1992-96 po rikthehet në qytetin, banorët e të cilit e kanë quajtur “Kasap i Kabulit”. Ai e ka marrë këtë pseudonim për kryerjen e sulmeve me raketa, të cilat kanë vrarë mijëra civilë në zona të banueshme.

Ringjallja publike e Gulbuddin Hekmatyar, terrorist global, i cili jeton në mërgim, ka hapur plagë të vjetra në mes të banorëve të Kabulit. Për Qeverinë e Afganistanit, marrëveshja për armëpushim me të dhe militantët e tij nga lëvizja Hezb-e Islami shihet si pikë kthese, që mund t’i bindë kryengritësit talibanë të negociojnë marrëveshje për paqe.

Hekmatyar, komandant etnik Pashtu, ka themeluar Hezb-e Islamin në mes të vitit ’70, për të luftuar trupat pushtuese sovjetike. Pas tërheqjes së Ushtrisë së Kuqe, ai është cilësuar si lider i disa prej forcave më rezistuese të Afganistanit. Më pas, në luftën civile, ai dhe milicia e tij kanë luftuar për kontrollin e Kabulit dhe kanë refuzuar kompromisin, i cili mund të parandalonte gjakderdhjen e madhe në kryeqytet. Që nga pushtimi amerikan dhe krjimi i Qeverisë së Afganistanit, të mbështetur nga OKB-ja, më 2001, ai ka udhëhequr përpjekjet nga jashtë shtetit kundër forcave afgane dhe ndërkombëtare.

Rikthimi i Hekmatyarit është një ilaç i hidhur për t’u gëlltitur për shumë banorë të Kabulit.

“Qielli mbi Kabul ndizej nga raketat. I gjithë qyteti digjej. Njerëzit nuk i harrojnë krimet që ka bërë. Mijëra njerëz janë martirizuar. Vëllai im, Amir Momad, është vrarë. Ai ka qenë 16 vjeç. Secila familje në Kabul është prekur. Si mund të harrojnë ato dhe të falin”, thotë Mohammad Isaq, banor i Kabulit.

Një tjetër banore, Bibi Gul, rrëfen kujtimet e dhimbshme nga jeta nën breshërinë e raketave të Hekmatyarit, duke e cilësuar atë si “periudhën më të errët për Afgansitanin”.

“Raketa binin gjatë ditës dhe gjatë natës. Jetonim në bodrume ose nën ura, për t’u mbrojtur nga raketat. Nuk mund ta falim assesi Hekmatyarin. Forcat e tij kanë torturuar dhe rrëmbyer gra. I kanë detyruar të veshin burka dhe i kanë ndaluar të shkojnë në shkollë ose punë”, thotë Gul.

Ka shqetësime se paqja me një figurë si Hekmatyar mund të sjellë pasoja. Ai mund të bëhet forcë destabilizuese për qeverinë e dobët dhe të ndarë të Afganistanit. Ai më herët ka mbështetur Al Kaidën dhe ka kryer sulme vdekjeprurëse kundër forcave afgane dhe amerikane. Departamenti amerikan i Shtetit, në vitin 2003, e ka shpallur terrorist global.

Pavarësisht kësaj dhe luftës së tij të vazhdueshme kundër forcave afgane, Kabuli i është afruar Hekmatyarit në vitin 2008, me shpresë për të punuar në marrëveshjen për paqe. Marrëveshja e nënshkruar më 22 shtator nuk ka gjasa të ketë ndikim të menjëhershëm në situatën e sigurisë në Afganistan. Hezb-e Islami, grupi i dytë kryengritës që operon në Afganistan, pas talibanëve, është përçarë gjithnjë e më shumë viteve të fundit. Pas ndërhyrjes së SHBA-së në vitin 2001, anëtarët e krahut politik të grupit i janë bashkuar qeverisë në Kabul, të mbështetur ndërkombëtarisht, edhe pse pjesa më e madhe e krahut ushtarak, e udhëhequr nga Hekmatyar, ka refuzuar paqen.

Por, marrëveshja me Hekmatyarin është moment i rëndësishëm për presidentin afgan, Ashraf Ghani, i cili deri më tash nuk ka mundur të dëshmojë shumë përpjekjet e tij për t’i dhënë fund kryengritjes 15-vjeçare.

Next Post
Ish-ministri i drejtësisë: Legalizoni kanabisin, e humbëm betejën me të!

Ish-ministri i drejtësisë: Legalizoni kanabisin, e humbëm betejën me të!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta, PD marshon nga selia në bulevardin para Kryeministrisë! Mungon Berisha, prijnë Noka dhe Bardhi! Policia krijon perimetër sigurie (FOTO)

Dy protesta kombëtare paralele në Tiranë, studentët para Ministrisë së Arsimit dhe PD para Kryeministrisë!

October 31, 2026
Protesta, PD marshon nga selia në bulevardin para Kryeministrisë! Mungon Berisha, prijnë Noka dhe Bardhi! Policia krijon perimetër sigurie (FOTO)

Protesta, PD marshon nga selia në bulevardin para Kryeministrisë! Mungon Berisha, prijnë Noka dhe Bardhi! Policia krijon perimetër sigurie (FOTO)

October 31, 2026
Poloni, pezullohet kreu i Kushtetueses! Proteston opozita, kryeministri Tusk: Duam pavarësinë e gjyqësorit!

Poloni, pezullohet kreu i Kushtetueses! Proteston opozita, kryeministri Tusk: Duam pavarësinë e gjyqësorit!

October 31, 2026
“Berisha është porositësi i dhunës!”- Mahmutaj: T’i japin fund vandalizmit dhe akteve rrugaçërore ndaj pasurisë së shqiptarëve!

“Berisha është porositësi i dhunës!”- Mahmutaj: T’i japin fund vandalizmit dhe akteve rrugaçërore ndaj pasurisë së shqiptarëve!

October 31, 2026
Risitë e Diellës në e-Albania, Rama prezanton shërbimet e reja digjitale: “Vizion 4.0”, qytetarët do përfitojnë! Ju dëgjoni muzikë, ajo kryen shërbimin

Risitë e Diellës në e-Albania, Rama prezanton shërbimet e reja digjitale: “Vizion 4.0”, qytetarët do përfitojnë! Ju dëgjoni muzikë, ajo kryen shërbimin

October 31, 2026
Protesta në mbi 60 qytete të Italisë, tensione dhe përplasje në Romë e Torino, në Milano situata paraqitet e qetë!

Protesta në mbi 60 qytete të Italisë, tensione dhe përplasje në Romë e Torino, në Milano situata paraqitet e qetë!

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, studentët dhe pedagogët mblidhen para Ministrisë së Arsimit, situatë e qetë!

Protesta në Tiranë, studentët dhe pedagogët mblidhen para Ministrisë së Arsimit, situatë e qetë!

October 31, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt, nuk ndalen protestat në Kosovë! Tubime në disa qytete me moton “Shteti duhet të japë llogari”

Vrasja e Arlinda Zekajt, nuk ndalen protestat në Kosovë! Tubime në disa qytete me moton “Shteti duhet të japë llogari”

October 31, 2026
Trump ndërpret fjalimin për shkak të shqetësimit në sy: Do thonë që jam i sëmurë (VIDEO)

Trump ndërpret fjalimin për shkak të shqetësimit në sy: Do thonë që jam i sëmurë (VIDEO)

October 31, 2026
Goditet me raketë balistike anija në Ngushticën e Hormuzit, nuk raportohet për viktima! Nisin hetimet për origjinën e sulmit

Goditet me raketë balistike anija në Ngushticën e Hormuzit, nuk raportohet për viktima! Nisin hetimet për origjinën e sulmit

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In