• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KAS zgjodhi Alibeajn/ KQZ “ndryshon qëndrim”, ja dokumentet që duhen plotësuar nga kryetari i komanduar

by
16/03/2023 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve rrëzoi sot KQZ-në dhe regjistroi Partinë Demokratike të Enkelejd Alibeajt në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Pas këtij vendimi duket se edhe KQZ ka “ndryshuar” qëndrim duke pranuar vendimmarrjen e KAS. Në një njoftim për mediat, KQZ kërkon plotësimin e dy dokumentacioneve nga ana e Enkelejd Alibeajt.

Një prej tyre është edhe deklarata solemne, që deri më tani ishte bërë edhe “ngërçi” që nuk lejonte regjistrimin e PD-së.

  1. Deklaratën sipas shkronjes “b” te pikës 2 te nenit 64 të Kodit Zgjedhor me të dhënat për nënkryetarin z. Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë;
  2. “Deklaratën e angazhimit solemn” të nënshkruar nga nënkryetari z. Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë;

Sipas njoftimit, deklarata e angazhimit solemn mund të firmoset edhe nga vetë Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të PD-së.

Deri në vendimin e sotëm, kryekomisioneri Celibashi shprehej se një deklaratë e tillë, sipas ligjit mund të firmosej vetëm nga ana e Lulzim Bashës, i cili figuron si kryetar i PD-së në regjistrin e partive politike.

Për shkak të këtij arsyetimi, Celibashi vendosi dy herë që të mos pranojë kërkesën e PD-së së Alibeajt për t’u regjistruar në zgjedhje. Por ditën e sotme, KAS e hodhi poshtë vendimin e KQZ-së dhe pranoi kërkesën e Alibeajt.

Njoftimi i KQZ-së:

KAS vendos të regjistrojë subjektin zgjedhor “Partia Demokratike” me kryetar nënkryetarin, z. Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi dy kërkesat ankimore të depozituara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve:

  1. Kërkesa ankimore nr. 32 e depozituar nga Partia Demokratike e Shqipërisë me objekt “Shfuqizimi i vendimit nr. 172, datë 14.03.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partia Demokratike”,për regjistrimin si subject zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14.05.2023” dhe regjistrimin si subjekt zgjedhor të Partisë Demokratike të Shqipërisë sipas kërkesës nr. 27, datë 05.03.2023 dhe dokumentacionit shoqërues të saj dhe të protokolluar në KQZ në datën 06.03.2023 me nr. 1337, të paraqitur në emër të PD nga përfaqësuesi z. Indrit Sefa;
  2. Kërkesa ankimore nr. 33 e depozituar nga Partia Demokratike e Shqipërisë me objekt “Kundërshtimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve nr. 172, datë 14.03.2023 dhe ndryshimin e vendimit duke vendosur regjistrimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë përfaqësuar nga kryetari Sali Berisha, si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 33 të ankuesit “Partia Demokratike”, përfaqësuar në seancë nga z. Ledio Nuraj dhe z. Franci Nuri.

KAS me shumicë votash vendosi pranimin e pjesshëm të kërkesës ankimore nr. 32 të ankuesit “Partia Demokratike”, përfaqësuar në seancë nga z. Indrit Sefa dhe detyrimin e partisë “Partia Demokratike”, të depozitojë në KQZ dokumentacionin shtesë si më poshtë vijon:

  1. Deklaratën sipas shkronjes “b” te pikës 2 te nenit 64 të Kodit Zgjedhor me të dhënat për nënkryetarin z. Enkelejd Alibeaj, në cilèsinë e kryetarit të komanduar të Partisë;
  2. “Deklaratën e angazhimit solemn” të nënshkruar nga nënkryetari z. Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë;

si edhe ndryshimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe detyrimin e Komisionerit të regjistrojë subjektin zgjedhor “Partia Demokratike” me kryetar nënkryetarin, z. Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë.

/e.d

Next Post
Çfarë pritet të ndodhë në Kuvendin e 30 Prillit? Ivi Kaso zbulon kërkesën e bazës së demokratëve

PD e Alibeajt në zgjedhje, Kaso: Hapat që do të ndjekë “Rithemelimi”, jemi pjesë e vetëm një...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Japonia miraton buxhet rekord për mbrojtjen, Kina akuzon Tokion për nxitje të garës së armëve

Japonia miraton buxhet rekord për mbrojtjen, Kina akuzon Tokion për nxitje të garës së armëve

December 26, 2025
Donald Trump: Një gjë e madhe bllokoi arritjen e marrëveshjes me Putin (por nuk e tregon cila ishte)

“Protestat e PD janë si funeral”, Spahiu: S’kanë rrëzuar dot kurrë një qeveri! Partitë e vogla kanë…

December 26, 2025
Bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë nga protestat, policia shqiptare: Lejohen të qarkullojnë vetëm…

Bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë nga protestat, policia shqiptare: Lejohen të qarkullojnë vetëm…

December 26, 2025
Mot i tërbuar në Kaliforni: Stuhitë dhe përmbytjet shkaktojnë tre viktima

Mot i tërbuar në Kaliforni: Stuhitë dhe përmbytjet shkaktojnë tre viktima

December 26, 2025
Shqiptarët ende të fiksuar me “Volkswagen” dhe “Mercedes”, Durrësi kryeson për numrin e autoveturave

Trafiku në ditët e fundvitit – Shtohet fluksi i mjeteve, Policia Rrugore njofton masat

December 26, 2025
SHBA-të i refuzojnë vizën, një prej europianëve të ndaluar dërgon administratën e Trump në gjyq

SHBA-të i refuzojnë vizën, një prej europianëve të ndaluar dërgon administratën e Trump në gjyq

December 26, 2025
Studimi, hyrja e Shqipërisë në SEPA kursen 71 milionë euro në vit

Studimi, hyrja e Shqipërisë në SEPA kursen 71 milionë euro në vit

December 26, 2025
Analizë | Amerika, “luftë të ftohtë” ndaj Europës për teknologjinë

Analizë | Amerika, “luftë të ftohtë” ndaj Europës për teknologjinë

December 26, 2025
Ish-sekretarja e Ministrisë së Mbrojtjes rrëfen implikimin e djalit të Berishës në masakrën e Gërdecit (DOKUMENTI)

‘Gërdeci’, prova e SPAK për Shkëlzen Berishën/ Juristja: Të gjitha tentakulat të çojnë te familja Berisha

December 26, 2025
Ethet e “Boxing Day”, miliona njerëz dynden në dyqane. Çfarë është kjo ditë?

Ethet e “Boxing Day”, miliona njerëz dynden në dyqane. Çfarë është kjo ditë?

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com