• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KAS vendos hapjen 60 kutive në qarkun e Durrësit, rinumërohen votat e Aulon Kalasë

by B K
10/06/2025 16:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi sot (10 qershor) me iniciativë të dy anëtarëve, që të hapë kutitë e dy KZAZ-ve në qarkun Durrës, me numër 21 dhe 22, hapjen e të gjitha kutive të diasporës për këtë qark, 126 kutive të tjera për shqyrtim të votës dhe materialeve zgjedhore, si dhe 60 kuti të qendrave të pretenduara në ankimim nga Partia Lëvizja e Legalitetit dhe kandidati i PD, Aulon Kalaja, që është përfaqësuar nga ky subjekt.

Kalaja pretendon se i janë vjedhur votat nga brenda PD-së dhe i janë dërguar në favor fituesit Arjan Ndoja, ish-prokuror i shkarkuar nga Vettingu dhe të tjerëve.

KAS si komision rrëzoi ankimimin në objekt të PD-ADSHM që kërkonte pavlefshmëri rezultati dhe përsëritje të zgjedhjeve në qarkun e Durrësit pasi konkludoi se “nuk sillnin ndryshim rezultati provat e dorëzuara”.

Por, pikërisht duke shfrytëzuar hapësirën ligjore proceduriale, me veto të dy anëtarëve, sipas Nenit 136 të Kodit Zgjedhor, mori parasysh pjesërisht disa nga kërkesat, duke vendosur që të këqyren apo rinumërohen kutitë në dy KZAZ, e të gjitha kutitë e diasporës.

Gjithashtu u pranua pjesërisht kërkesa e Aulon Kalasë për 60 nga kutitë, teksa ky i fundit pretendoi hapjen e të gjitha kutive në qark, në mbi 500 qendra, si dhe diasporën.

Relatori Elvis Çefa u shpreh se për datën, orën dhe vendin se ku do kryhet ky proces do njoftohet më pas, teksa iu kërkua administratës së KQZ-së që të merrte masat e duhura.

Më herët, po me iniciativë të dy anëtarëve të PD-së në KAS, ëhstë vendosur edhe rihapja e të gjitha kutive për qarqet e Tiranës dhe të Fierit.

Çfarë ndodhi në mbledhjen e KAS?

Sot u dëgjuan në KAS edhe provat e depozituara nga kandidati Aulon Kalaja, pasi ka shqyrtuar filmimet e pamjeve nga KQZ në qendrat e numërimit, ku pretendon devijim votash jo vetëm ndaj tij, por edhe të 13 kandidatëve të tjerë.

Kalaja është përfaqësuar në ankimim nëpërmjet subjektit Partia Lëvizja e Legalitetit. Një tjetër kandidate që ka ankimuar po për këtë qark, është edhe Ilirjana Kuçana.

Përfaqësuesi ligjor i Kalasë lexoi të gjitha momentet dhe pamjet ku votat në ekran lexoheshin ndryshe dhe në procesverbal ishte shënuar ndryshe. Në shumicën e rasteve ai evidentoi se votat i ishin shtuar kandidatit fitues të listës së hapur më 11 maj për PD në Durrës, ish-prokurorin e shkarkuar nga vetingu, Arjan Ndoja.

“Në një rast kemi evidentuar se në ekran shfaqen 31 vota për kandidatin Arjan Ndoja dhe në procesverbal na rezultojnë 37 vota. Ka raste edhe kur u janë hequr e shtuar kandidatëve të tjerë. I kemi me minuta dhe kohë në 69 kuti që kemi verifikuar deri tani.  Në KZAZ nr. 21, qv 1361, tavolina 1, kemi konstatuar nga leximi që i është bërë tabela nuk përputhet me proces-verbalin, ka lëvizuar vota, 4 fletë votimi për Aulon Kalanë, në procesverbal janë pasqyruar 2 vota, për kandidatin Hoxha 3 vota nga leximi në pamje, në proces-verbal 2 vota, për kandidatin Ndoja në ekran 20 vota, në tabelë, proces verbal 25 vota. Kandidatit ndoja i shtohen vota dhe në një qendër tjetër, nga 12 në ekran, në proces-verbal 15 vota”, tha përfaqësuesi.

Por anëtari Ilir Rusmali i kërkoi shpjegime nëse ky trend dhe verifikim çonte në ndryshimin e rezultatit dhe dyshimin e arsyeshëm se Kalasë dhe të tjerëve u ishin hequr vota sa për ndryshimin e rezultatit.

“A keni prova se ka një trend që tregon se çon në ndryshimin e rezultatit?”, tha mes të tjerash Rusmali duke iu drejtuar Kalasë dhe përfaqësuesit të tij.

Dhe përgjigja ishte se “po, ndaj kërkojmë hapjen e të gjitha kutive”.

Kalaja vetë u shpreh se kishte dyshime të forta me provat e deritanishme se ka devijim rezultati, ndaj kërkoi jo vetëm hapjen e 69 kutive për të cilat dorëzuan prova, por për të mbi 500 kutive në qarkun e Durrësit, pra në total.

“Kam qenë i pari kandidat ndërkohe që po numëroheshin votat, kam ardhur dhe kam bërë ankimim, sepse e kam parë çfarë po bëhej në KQZ, pamjet më janë vënë në dispozicion me kaq vonesë, e kam bërë jo për mandat, por për transparencë, e kam bërë për t’u vendosur si gur themeli për kandidatët e tjerë, janë vota që më janë shpallur të pavlefshme, janë rritur në mënyrë artificiale votat për një kandidat, dhe i janë marrë vota edhe kandidatëve të tjerë. Nuk ju bën përshtypje?”, tha Kalaja mes të tjerash.

Përfaqësuesi i Kalasë solli si precedent Tiranën, ku vetëm me disa fakte u vendos hapja e të gjitha kutive. KAS kërkoi më shumë prova konkrete në lidhje me shifrat dhe trendin që konfirmonte ndryshim rezultati.

Kalaja e sfidoi Komisionin, duke i kërkuar që nëse i linin kohë, ata ishin vetë gati që t’i verifikonin të mbi 500 kutitë në qendra votimi filmimet që kishin marrë me USB dhe më pas t’ia dorëzonin me “Timecod”.

Më pas u kalua te verifikimi live i filmimeve për disa nga kutitë, ku u gjetën edhe disa parregullsi, të konfirmuara pas rifillimit të mbledhjes edhe nga administrata e KQZ.

“Po, nga verifikimi që u bë u konstatua se në një kuti votimi, kandidati Kalaja në ekran ka 4 vota dhe në procesverbal janë shënuar 2 vota. Është edhe një rast i dytë”, u shpreh drejtoresha e KQZ, Pavlina Doçaj.

Përfaqësuesit e KAS u shprehën se kjo rrugë mbetet që të zgjidhet nga SPAK me kallëzim për mënyrën se si ishte vepruar në rastet ku u gjetën parregullsitë.

“Patjetër, ajo vjen më pas. Unë e kam thënë e premtuar që në fillim, është procedurë që do ndiqet. Nuk bëhet vetëm për mua. Por si kjo kutia këtu që konstatuam, ku kam marrë 4 vota e më janë shënuar 2, ka edhe të tjera, se vijon te kutitë e tjera”, tha Kalaja.

Përfaqësuesja e PS, Elena Xhina u shpreh se provat dhe pretendimet e paraqitura nuk të çojnë te ndryshimi i rezultatit dhe pavlefshmëria e tij që të çon në përsëritje, duke kërkuar lënien në fuqi të vendimit të KQZ-së. Pasi dëgjoi palët KAS e shtyu mbledhjen për më vonë, pasi të shqyrtonte edhe provat e dorëzuara.

Next Post
“11 maji” kap gushtin, Celibashi: 3 milionë euro kursim nga vota diasporës

“11 maji” kap gushtin, Celibashi: 3 milionë euro kursim nga vota diasporës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE kërkon të përdorë asetet e ngrira ruse, Putin: Është vjedhje… pasojat janë shumë serioze për hajdutët

BE kërkon të përdorë asetet e ngrira ruse, Putin: Është vjedhje… pasojat janë shumë serioze për hajdutët

December 19, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 20 Dhjetor 2025

December 19, 2025
I vunë eksploziv në banesë, objektivi është nipi i ish- zv.Prokurorit të Përgjithshëm

I vunë eksploziv në banesë, objektivi është nipi i ish- zv.Prokurorit të Përgjithshëm

December 19, 2025
Çmimet e ushqimeve / Po na vjedhin spekulantët, jo Vladimir Putin!

Dhurimi i ushqimeve do përjashtohet nga taksat, sot paguhet TVSH dhe tatim mbi të ardhurat

December 19, 2025
“Jemi të kënaqur me rezultatin”, Rama për POLITICO: Nuk do ta zgjasim ndalimin e TikTok

“Jemi të kënaqur me rezultatin”, Rama për POLITICO: Nuk do ta zgjasim ndalimin e TikTok

December 19, 2025
Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

Berisha paralajmëron grevë urie: Nuk ka rrugë tjetër për rrëzimin e Ramës

December 19, 2025
Spiropali mbyll vizitën në Athinë: Për Shqipërinë, zgjerimi është mekanizëm zhvillimor

Spiropali mbyll vizitën në Athinë: Për Shqipërinë, zgjerimi është mekanizëm zhvillimor

December 19, 2025
74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

74-vjeçari në makinë përplas për vdekje 67-vjeçarin me biçikletë në aksin Velipojë-Shkodër

December 19, 2025
Kristin Cabot flet për herë të parë pas skandalit në koncertin e Coldplay: Çmimi që zgjodha të paguaja

Kristin Cabot flet për herë të parë pas skandalit në koncertin e Coldplay: Çmimi që zgjodha të paguaja

December 19, 2025
I organizuar nga Suel Çela takimi i Salianjit në Elbasan?! “Kemi pasur informacione..” Berisha: Vija e kuqe e PD, kundër çdo bashkëpunimi me organizata kriminale

Berisha mbledh aleatët në selinë blu, komenton çështjen e Ballukut

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In