• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KAS regjistroi PD e Alibeaj, Minxhozi: Problemi, Berisha ka klonuar 100 si vetja brenda partisë! / Kulluri: Asnjëra palë s’duhet të regjistrohej!

by A R
16/03/2023 22:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ot Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi që të regjistronte Partinë Demorkatike të Enkelejd Alibeaj, por për analistin Edvin Kulluri ky ishte një vendim i gabuar. Në Report Tv, në emisionin ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla, Kulluri tha se nuk duhet të ishte regjistruar asnjë nga palët.

“Vendim jo i drejtë, asnjëra palë nuk duhet të regjistrohej, se funksioni nuk mund të delegohet. PD zyrtare është në pamundësi për të ushtruar aktivitetin e saj. PD nuk ka kryetar. Këta duhet të hyjnë në zgjedhje që t’i marrin ato vota Berishës. Celibashi ku tha për mua të jetë Berisha, e ka kuptimin që Berisha është grupim më i madh se pjesa tjetër, kush ka dyshime që Alibeaj është më popullor se Berisha ose duhet të ketë problem shqisor ose mendor. Po kjo nuk e çon përballë Ramës, Berisha nuk i fiton do zgjedhjet përballë Ramës, është më i dobët, e kanë treguar sheshet, 6 marsi dhe 5 zgjedhjet që kemi humbur. Alibeaj ka nxjerrë ca kandidat sikur i marrin nga kafja dhe i kandidojnë”, tha Kulluri.

Nga ana tjetër, nuk ka ndarë të njëjtim mendim me Kullurin, Roland Bejko, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së. Ai tha se pas këtij vendimi të KAS, nis një epokë e re brenda Partisë Demokratike.

“KAS konfirmoi që Berisha nuk e ka PD dhe kjo është ajo që do çelë fillimin e një epoke të re të PD, pas zgjedhjeve të 14 maji”, tha Bejko.

Analisti Skënder Minxhozi tha se problemi në Partinë Demokratike, nuk është vetëm Sali Berisha, por më i thellë. Duke cituar ish presidentin Bamir Topi, Minxhozi tha se problemi është se Berisha ka “klonuar” brenda partisë 100 të tjerë si vetja.

“Garimi me 2 pjesë i PD do i dëmtojë të dyja, shkojnë vota kot. Jam kuriozë të shoh se si PD zyrtare do bëjë fushatë, se Rithemelimi është shumë agresiv. Socialistët po mendojë të largojnë Ramën, po askush nuk thotë të rikthejmë Nanon. Ju e keni kthyer Berishën. E ka thënë Bamir Topi, problemi i PD është se nuk ka ardhur vetëm, por pasi erdhi ka klonuar dhe 100 të tjerë. Të gjithë njerëzit që keni në atë kupolë, duke filluar nga Basha, të gjithë juristët më të mirë të PD u futën të justifikojnë 21 janarin, këto janë akte që të përlyen me shefin e partisë dhe nuk mund të aspirosh sot, me një kontestim të SHBA të thuash do heqim këtë. Sëmundja e PD është më e thellë se e ka të pamundur që të ekzistojë një ditë pa Sali Berishën”, tha Minxhozi.

Next Post
Dënimi i Tahirit/ Kryemadhi: Kemi një drejtësi të vonuar, ideatori dhe urdhëruesi kanabizimit është Edi Rama

"Lajmet për operacionet e mia plastike i financoi qeveria kineze! Ndërsa për 'paratë ruse', Mërtiri"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda, Trump: S’lejojmë ta marrin Kina ose Rusia, ata nuk mund të jenë fqinjët e SHBA

January 9, 2026
Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

Eksperti ngre shqetësimin: Durrësi s`ka arkivat e projekteve, ja pse bllokohen kanalet

January 9, 2026
Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

Policia kalon në gatishmëri të përforcuar, 5500 efektivë dhe 700 mjete në patrullim

January 9, 2026
Ende vatra aktive te “5 Maji, tregtari: Biznesi më i vogël me 200 milionë lekë dëme. Po të tjerët?

“Një zjarrfikës u plagos”, prefekti i Tiranës jep detaje nga hetimet për flakët te 5 Maji

January 9, 2026
Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

Protestë para Bashkisë së Durrësit, policia ndalon të riun që po sulmonte godinën me fishekzjarrnte

January 9, 2026
EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

EMRI / Gjendet i vdekur një person në Elbasan, Policia jep detajet e para

January 9, 2026
Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

Kalaja: Gabim ftesa për komunistët në tryezën e opozitës, protestat të mos jenë thjesht “foltore”

January 9, 2026
Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

Trump jep lajmin: Do të takohem me Presidentin e Kolumbisë muajin e ardhshëm

January 9, 2026
Deklarimi i të ardhurave personale, çfarë ndryshon në 2025-n; Kujdes afatin e ri!

100 mijë lekë për shpenzimet arsimore kush ka fëmijë nën 18 vjeç, Tatimet: Ja si të aplikoni për të përfituar rimbursimin

January 9, 2026
Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

Djali u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare, ringritja nga dhimbja e Besa Muçës: Jetoj me kujtimet e tij

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In