• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kartolinë për Kryeministrin

by Java News
27/12/2015 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardian Ndreca

Në qoftë se Edi Rama sot ka pësue nji ramje të besimit kjo nuk ka ndodh për aq sa ka ba si kryeministër, por për atë që do t’ishte dashte me ba dhe nuk e ka ba.

Përshtypja se asht i rrethuem prej njerzish me mungesë rruzash gjakut që i bajnë temenà e s’janë të zotët me e kundërshtue në asgja, fakti që ka ri-kualifikue nji seri plehnash që ndrrojnë rregullisht flamur, natyra e veprimit të tij politik: matu e shmatu pafundsisht, ia kanë ulë numrat.

Fatkeqsia e tij, gja që përban njikohsisht edhe fatin ma të madh, asht se përballë nuk ka nji opozitë të mirëfilltë por nji grumbull me individë që i shërbejnë qëllimit të paprekshmënisë së familjes Berisha dhe vetes së tyne. Jo e gjithë opozita en bloc, por nji grup kuptimplotë i saji asht i përbamë prej njerëzish të pakuptimtë tue nisë te Lulzim Basha.

Në qoftë se Sali Berisha ka tregue se asht i zoti me ba që nji parti e tanë ta ndjekin në shestimet e tija banditeske me fanatizëm trogloditësh, Lulzim Basha mbërrin me e shndërrue nji parti në nji grup pikniku me domate e kastraveca ndër xhepa.

Edhe pse përballë Rama ka nji nulitet vokal dhe politik si Basha, në krah ka nji minë me sahat që mund t’i shpërthejë nga nji moment në tjetrin. Avokat Ngjela ka vërejt me të drejtë tue folë për I. Metën, se edhe Arafati, që në fillimet e tija ishte terrorist, ndërroi kurs dhe u ba i pranueshëm në mjediset e politikës botnore. Ndërsa Meta ka tregue se nji gja të tillë nuk asht në gjendje me e ba dhe tashma parabola e tij si i papranueshëm asht në pikiatë dhe pa asnji garanci nga ana e ndërkombtarëve.

Tashma mundësia që PD-ja të losin nji rol pozitiv si opozitë asht pothuejse zero, mbas Bashës nuk qëndrojnë shtetarët e ardhshëm të nji vendi europian, por kryesisht i duken krenat do pijanecave, shakllabaneve të ekzaltueme, analfabetëve funksionalë e shumë teveqelave tjerë që janë katapultue aty prej hiçit. Mbas tyne rrin kakruk nji detashment pseudo gazetarësh përjetsisht të trafikuem e me vendqëndrim të detyrueshëm në semafor, pa bindje e pa karakter, por me kuletën gjithnji të hapun e në pritje.

Jo se politikanët e krahut tjetër janë të pikuem prej qiellit, siç e kanë tregue vetë faktet, por ata kanë nji fat të vetëm: në krye nuk kanë nji vrasës.

Po, dallimi kryesor mes Berishës dhe Ramës në politikë asht se i pari asht vrasës dhe shtetshkatrrues, ndërsa i dyti nuk asht vrasës.

Berisha e lëshoi të shkatrruem vendin në vitin 2013; sigurisht tritoleada disamujore ishte hungrima jo e fundit e tija, pse djegiet dhe vandalizmat e dhjetorit janë shenja të qarta se ai vdes por nuk ndërron ves. Gjithë PD-ja sot asht nji funksion i thjeshtë për ruejtjen e paprekshmënisë së këtij plaku të çmendun dhe sypeshkaqenëve tjerë.

Asht e çuditshme sesi disa gazetarë bajnë sikur bezdisen dhe sillen si sqimatar përpara vrimave të Rita Petros, në nji kohë që shumica e tyne ka kalue orgazma me porno-diskurset e Sali Berishës, të cilit i ka dalë punë, e jo për motive poetike, me vrimat e tremilion shqiptarëve!

Që kjo e sotmja nga qeveri e shpresave të mos kthehet në qeverinë e nji agonie të pafund duhet që të bahet funksionale reforma në drejtësi, të spastrohet politika dhe të dënohen kriminelat tue nisë tek ata të 21 janarit.

Të mirat e pakta por të qarta që ka prodhue qeveria Rama nuk do të arrijnë me u përceptue deri kur në parlament të këlthasin nji individ si Berisha.

Sado që ky i fundit asht i akuzuem për vrasje, zhdukje personash, vjedhje, shkatrrim të pasunisë kombtare, damtim të sovranitetit kombtar me anë paktesh ndërshtetnore, ndaj tij nuk rezulton ende asnji procedim.

Derisa Llalla dhe bozaxhitë tjerë që ka vendosë Berisha në drejtësi dhe në krye të shtetit të mos i dorzohen drejtësisë apo të shkarkohen, askush nuk do të ketë guxim me ia pre nji fletë-arrestit atij dhe fundrrinave tjera që i sillen përreth.

Sistemi i drejtësisë në Shqipni asht kthye në nji mekanizëm padrejtësije, garant i pandërshkueshmënisë së krimit dhe mbytës i ndjenjës së parahershme të së drejtës.

Gjykatëset trashaluqe që mbulohen me miliona stoli dhe gjykatësit banditë, parvenu që kanë kalue prej spathokëve te markat e çmueshme falë shkërmoqjes sistematike që i kanë ba drejtësisë, kanë në krye të KLD-së nji individ të kotë, pa asnji lloj cilësie dhe spesori intelektual e moral, nji sejmen të thjeshtë që në kushtet e nji shteti normal do t’i kishte kalue ditët në ndonji provincë të humbun, i pa namë e i pa nishan.

Kanë të drejtë ata që kërkojnë nji “revolucion” në drejtësi, tue nisë prej ambasadorëve Lu dhe Vlahutin. Pa nji sprastrim radikal të asaj hales që asht sot drejtësia dhe politika shqiptare nuk ecim asnji hap përpara, prandaj Edi Rama po vijoi me stilin tërhiq e mos këput asht i dënuem me dështue. Bilanci i tij i deritashëm nuk asht ende nji dështim, por sigurisht që nuk asht as fitore.

Estetizmi i tij asht i pamjaftueshëm për me luftue gangrenën që na rrezikon, e në qoftë se do të vijojë me këto ritme atëherë do të ketë abuzue me shpresat e ma shumë se njimilionë vetëve dhe në fund do të shfaqet si nji parentezë e kotë, nji zhgënjim kolosal dhe nji humbje kohet të çmueshme!

Shpresojmë shumë mos të dalin kështu, jo thjesht për të, por për Shqipninë.

Dikur Voltaire thonte “écrasez l’infâme”, bjeri së keqes, pse pa i ra nuk ndërtohet asgja e mirë.

Marrë nga TemA Online

Next Post

Shqipëria nga ajri, fotot fantastike në këtë fundvit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In