• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kartolina e humbur e fundvitit

by Ilir Yzeiri
31/12/2017 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Në fund ne urojmë njëri-tjetrin për vitin që vjen duke përsëritur të njëjtin tekst që është shkruar më parë jo prej nesh, por prej atyre që na kanë paraprirë prej shumë e shumë kohësh. Kjo përsëritje dhe ky tekst i rimarrë prej nesh që ndodh në ditën e fundit të çdo viti që ikën, për një çast na bën të barabartë të gjithëve dhe na krijon përshtypjen se në këtë botë gjithçka ecën mirë. Duhet të presim këtë ditë që të kujtohemi të gjithë se duke u shkurtuar një vit nga jetë jonë, ne, në vend që të ndjehemi të trishtuar, përkundrazi, ndjehemi të lumtur, paqësorë, të barabartë dhe harrojmë të gjitha andrrallat, konfliktet, idotësitë, vrasjet, tradhtitë, krimet, vjedhjet, çnderimet, të gjitha.

Në ditën e fundit të vitit që ikën, pra në ditën që na shkurton një vit nga jeta jonë, çuditërisht, ne bëhemi të gjithë ëngjëj dhe të gjithë kanë dëshirë që të urojnë të afërmit, kolegët, popullin, të dashurat, të dashurit e të gjitha ata që, në një mënyrë apo në një tjetër, janë të lidhur me jetën tonë. Vetëm në këtë rast duket se e pranojmë që në këtë botë ne jemi udhëtarë të përkohshëm në një linjë qytetëse që nis nga shtëpia e lindjes dhe mbaron në varreza.

Mirëpo, meqenëse një nga dhuntitë më të çmuara të njeriut është harresa dhe meqenëse, ne, shqiptarët këtë dhunti e kemi me tepricë, ditën e parë të vitit që vjen pranojmë të mbështillemi nga jorgani i trashë dhe i ngrohtë i iluzionit, i gënjeshtrës dhe mashtrimit. Dhe cinizmi më i madh, pra, është dita e parë e vitit që vjen. Në atë ditë, shtetarët e lartë të vendit tonë shkojnë në maternitet dhe urojnë fëmijën e parë që ka lindur në vitin e ri. Si të thuash, shkojnë ata që në imazhin kolektiv janë burimi i së keqes dhe mbërrijnë aty në maternitet për t’i kujtuar atij që ka lindur se edhe për atë do të nisë një jetë tjetër, se ai ka ardhur në një botë ku fatin e tij do ta kenë në dorë pikërisht ky soj shetarësh që vjen t’i thotë « mirë se erdhe ! » në linjën e urbanit që të çon në varreza. Kjo karikatrurë e shfaqjes së ngazëllimit të jetës përsëritet edhe në provincat shqiptare. Edhe atje sekretarët e partive, nën shembullin e dinjitarëve të Tiranës, vizitën e parë e bëjnë në maternitet.

Ky ngazëllim është vijim i një cinizmi që nis një natë më parë. Si në çdo vit tjetër edhe në këtë fundvit do të na urojnë me një fjalë të posaçme edhe presidenti, kryeministri apo kryetari i PD-së, por nuk do të harrojë edhe personazhi më grotesk i politikës sonë, Berisha. Është i vetmi rast kur këta dinjitarë mediokër të një vendi të bukur do të përpiqen të na thonë urime për gjëra që ata nuk i kanë bërë dhe nuk do të duan t’i bëjnë kurrë. Mirëpo ne të gjithë i dëgjojmë kur ata na lexojnë urimin për vitin e ardhshëm dhe vetëm për një çast nuk kujtohemi të mendojmë se të njëjtin urim e kanë përsëritur ndaj nesh të gjithë ata që kanë kaluar nëpër ato institucione përpara se këta të sotmit të mbërrinin dhe të uleshin në ato poste. Urimet e fundivitit i fshehin të gjitha paudhësitë e atyre që na qeverisin dhe ne harrojmë për një çast se ata që na urojnë për një jetë më të mirë, për më shumë lumturi apo plot gjëra të gënjeshtërta kësodore, janë ata që në gjithë këta vjet na kanë qeverisur keq.

Nëse Edi Rama do të na urojë lumturi e begati për vitin 2018, ai e bën këtë se është cinik dhe se ashtu si të gjithë shtetarët e lartë që kanë kaluar para tij dhe që kanë qëndruar para tij në atë zyrë dhe në atë karrige edhe ai e ndien veten zot dhe të varur vetëm nga pasioni i tij. Edhe ai, ashtu si të gjithë ata që kanë kaluar në atë zyrë para tij, ka qeverisur jo duke u mbështetur në ligj, por duke u mbështetur në pasionin e tij të mbrapshtë të shtetarit ballkanik sipas të cilit institucionet nuk vlejnë para egos së tij dhe unit të tij idiot. Vetëm dy shembuj. Si ka mundësi që një shtetar i tillë nuk arrin të heqë dy njolla të errëta nga ky vend, pra si ka mundësi që edhe në qeverisjen e tij, naftëtarët janë të mjerë dhe minatorët në Bulqizë jetojnë si në Mesjetë, ndërsa fëmijët lënë shkollën që të mbledhin gurë minerali dhe në atë qytet një kompani vampire ka marrë koncesionin ashtu si në Ballsh dhe në zonën naftëmbajtëse të Fierit kompanitë private përfitojnë miliona dhe minatorët e naftëtarët vuajnë.

Një histori e tillë ndeshet vetëm në Kongo. Tjetër. Perëndimi është i shqetësuar se Lindja komuniste po bëhet autoritare dhe po rrëshqet nga autoritarizmi. Polonia, Rumania, Hungaria janë një shembull i keq në këtë drejtim. Analistë të ndryshëm kanë vënë re se një nga deformimet që ato kanë shfaqqur është vënia nën kontroll politike dhe ekonomik e Radio Televizionit Publik. Edhe Edi Rama e ka poshtëruar opinionin duke zgjedhur në krye të tij një instruktor partie që e ka kthyer atë institucion në një manifestim të pështirë të të gjithë mediokritetit dhe sharlatanizmit që arriti kulmin me ekzibicionizmin delirant të Adi Krastës që së bashku me Pali Kuken e morën atë festival dhe nga gropa e hodhën në hale. Ndërsa programet e tjera aty janë bërë si ato sallonet ku bëhen thonjtë dhe lloj-lloj ndrikullash diskutojnë për madhësinë e domates që hedhin në gjellë, për ngjyrën e flokëve apo copën e fustanit që veshin para ose pas funeralit të vjehrrës.

Dhe milionat e parave të shqiptarëve shpërdorohen nga miq e shokë të kryeminsitrit dhe njerëz të dështuar në profesion por të famshëm në bixhoz. Gjithë këtë llum e ndërtoi Edi Rama për të na treguar se me këtë vend ai bën çfarë të dojë.  Fati i tij dhe fatkeqësia jonë është se viti që shkoi dëshmoi përfundimisht se në Shqipëri ndërrimi i pushtetit nuk do të ndodhë për një kohë bukur të gjatë, sepse opozita me Lulëzim Bashën e Monikën përfundimisht ka vdekur dhe në urimin e fundvitit duhet që dikush të na thotë se si të përgatitemi shpirtërisht për vitet që do të vijnë, për ato vite në të cilat do të jetojmë të drejtuar gjithmonë nga një parti e vetme dhe nga një opozitë që duke ulëritur do të rrudhet deri në dhimbje.

Kështu, në urimin e fundvitit ne vërtet bëhemi më paqësorë dhe të barabartë, por, ashtu si herë të tjera, do të na shfaqen në ekran edhe ata që pikërisht në këtë ditë, me urimin e tyre nuk janë të barabartë me ne. Ata do të na kujtojnë se edhe një vit tjetër do të jetë i mbushur me protagonizmin dhe narcizizmin e Edi Ramës, me ulërimat idiote të Bashës dhe Monikës dhe me qyfyret pa kripë të Ilir Metës. (TemA)

Next Post
Scholes kritikon ashpër Mourinhon:Mjaft fole, vepro

Scholes kritikon ashpër Mourinhon:Mjaft fole, vepro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

April 26, 2026
Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

April 26, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

“110 milionë euro më shumë se parashikimi”, Malaj tregon arsyet e rritjes së të ardhurave në buxhet

April 26, 2026
Lufta diplomatike Moskë-Sofje/ Rusia dëbon diplomatin bullgar

Rusia konfirmon vizitën e ministrit të Jashtëm iranian në Moskë

April 26, 2026
“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

April 26, 2026
Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

April 26, 2026
Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

April 26, 2026
“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

April 26, 2026
Pushteti nuk është paçavure

Berisha: Rama na i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë

April 26, 2026
Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In