• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Karteli i drogës Sinaloa i lëshon presidentit një ultimatum të tmerrshëm: Keni 72 orë kohë, ndryshe fillon lufta

by Java News
07/01/2023 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Karteli i drogës Sinaloa në Meksikë e ka kthyer një nga qytetet e vendit në një zonë lufte aktive pas arrestimit të djalit të mbretit meksikan të drogës ‘El Chapo’. Ovidio Guzmán-López, 32 vjeç, i dyshuar se ishte një udhëheqës i ish-kartelit të babait të tij, u kap në Culiacán dhe u dërgua në Mexico City të enjten. Si pasojë, vendi u pushtua nga dhuna, si kundërpërgjigje e arrestimit të tij, duke sjellë të paktën 29 persona të vrarë.

Kur u mendua se gjithçka mori fund, karteli Sinaloa – një nga bandat më të mëdha të trafikut të drogës në botë – ka nisur sërish të ekzekutojë sulme të dhunshme dhe vdekjeprurëse kundër qeverisë meksikane. Anëtarët e bandës kanë ngritur postblloqe, i kanë vënë flakën dhjetëra automjeteve dhe kanë sulmuar aeroplanët në një aeroport lokal.

Më shumë se 100 fluturime u anuluan në aeroportet lokale si rezultat, ndërsa të gjitha shkollat ​​në të gjithë shtetin e Sinaloa u mbyllën të premten. Në pjesë të ndryshme të qytetit ka pasur bllokada, ndërsa banorëve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi. Banda ka marrë zemër, aq më tepër që  një gjykatës federal në Meksikë ka pezulluar çdo proces ekstradimi ndaj “El Raton”, duke bërë që grupi i tij të lëshonte një ultimatum.

“Presidenti Andrés López Obrador ka 72 orë për ta liruar Ovidion- ose përndryshe do të fillojmë të djegim ndërtesa federale dhe pika karburanti. Ne po e dërgojmë vendin në luftë. E mban dot Biden, Meksikën e sigurtë? Ata nuk mund të kontrollojnë as burgjet e tyre. Kartelet po i thyejnë edhe burgjet.”

Arrestimi i djalit të El Chapo u kuptua si një gjest i vullnetit të mirë ndaj SHBA-së dhe për të treguar përpjekjet meksikane për të luftuar kartelet e drogës.

SHBA kishte vendosur një shpërblim deri në 5 milion dollarë (4.2 milion £) për informacionin që çon në arrestimin ose dënimin e tij, si dhe atë të tre vëllezërve të tij, të cilët gjithashtu mendohet se kanë mbajtur pozicionet e tyre komanduese në grup./m.j

Next Post
Martinaj në shtëpi për Krishtlindje? Ish-drejtuesi i prokurorisë: Zbrisni me këmbë në tokë, kush është ai i çmendur që vetëzhduket dhe…!

Martinaj në shtëpi për Krishtlindje? Ish-drejtuesi i prokurorisë: Zbrisni me këmbë në tokë, kush është ai i çmendur që vetëzhduket dhe...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në objektin ku mirëmbahen sistemet Patriot/ Dy dronë mbi bazën e Bundeswehr-it në Gjermani, alarmohet ushtria

Në objektin ku mirëmbahen sistemet Patriot/ Dy dronë mbi bazën e Bundeswehr-it në Gjermani, alarmohet ushtria

August 10, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Letër e hapur Ambasadës së Ukrainës në Tiranë

August 10, 2026
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

‘Tepria’ e Vuçiq për Lepencin duhet ta trandë BE

August 10, 2026
Si të mbroheni nga i nxehti i verës…

Qershori dhe korriku, muajt më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në Evropë

August 10, 2026
Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një brezi të ri

Shkupi pas 114 vjetëve, nga kryeqendra historike te horizonti evropian

August 10, 2026
Ukraina sulme me dronë ndaj Rusisë, vriten 12 persona, plagosen dhjetëra të tjerë

Ukraina sulme me dronë ndaj Rusisë, vriten 12 persona, plagosen dhjetëra të tjerë

August 10, 2026
Mjekët të kënaqur me rritjen e pagës 15 mijë lekë: Tërhiqen nga peticioni për Ramën

Hapet thirrja për teknikët e shkencave mjekësore, aplikimet deri më 24 gusht

August 10, 2026
Nga Dubai në Dublin, “bosi” i kartelit përballet me drejtësinë

Nga Dubai në Dublin, “bosi” i kartelit përballet me drejtësinë

August 10, 2026
Bilanci i Ministrisë së Mbrojtjes: Si paraqitet situata me zjarret në 24 orët e fundit

Bilanci i Ministrisë së Mbrojtjes: Si paraqitet situata me zjarret në 24 orët e fundit

August 10, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

A mund t’i priten pemët Lulit të Pukës nëse ‘a tu rrejtë’ katundin

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com