• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kartela false e Salianjit dhe shteti fals i së drejtës

by Mero Baze
14/07/2025 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze

Ervin Salianji rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval tre mujor, një herë në nëntor dhe një herë në mars, me një diagnozë false, që ka maskuar ndërhyrjen kozmetike të tij për mbjelljen e flokëve dhe shërbime të tjera estetike.

Sipas kartelës mjekësore, ai është shtruar me diagnozën “Ablacion me radiofrekuencë i VSM sinistër + miniflebektomi”, e cila në fakt tregon për një procedurë mjekësore të trajtimit të variçeve. Në rastin konkret bëhet fjalë për “vena saphena magna”, një venë e madhe sipërfaqësore që ndodhet në këmbën e majtë, sipas përshkrimit.

Sipas shpjegimeve të mjekëve, “Ablacion me radiofrekuencë” është një teknikë jo-invazive që përdor nxehtësi të krijuar nga valët e radiofrekuencës për të mbyllur venat varikoze, duke ndalur rrjedhën jonormale të gjakut në ato vena. Ndërsa miniflebektomi është një procedurë kirurgjikale e vogël për heqjen fizike të degëve të venave varikoze, nëpërmjet prerjeve shumë të vogla në lëkurë.

Këtu lindin disa probleme.

Problemi i parë është që duhet të nisë një hetim për diagnozë false, dhe duhet të shkojnë para përgjegjësisë edhe mjekët që e kanë firmosur atë.

Ervin Salianji duhet të ekzaminohet nga një komision mjeko-ligjor, për të provuar nëse e ka kryer ndërhyrjen për variçe apo jo, dhe pastaj të sqarohet se si ka funksionuar trajtimi i tij kozmetik për mbjelljen e flokëve. Sipas shënimeve, ndërhyrja është bërë në një klinikë private jashtë spitalit ku është shtruar, kështu që hetimet duhet të shkojnë deri në fund.

Kjo, jo për të verifikuar shëndetin e Salianjit, as për t’i prishur atij “kujtimet e burgut”, por për të verifikuar se si funksion shteti i së drejtës në Shqipëri.

Një piramidë e tërë, që nga ministri i Drejtësisë, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, drejtori i Policisë së Burgjeve dhe drejtori i burgut të Fierit, janë të angazhuar në një zinxhir falsifikimi të fakteve për të justifikuar shërbimet politiko-estetike ndaj një ish- të burgosuri.

Nëse Prokuroria nuk hap hetim për këtë çështje, një komision hetimor parlamentar duhet të kryejë një procedurë hetimi për të verifikuar papërgjegjësinë e gjithë zinxhirit administrativ për burgjet në shtetin shqiptar. Një kartelë që e siguron Evi Kokalari nga SHBA është e çuditshme që nuk e gjejnë dot organet tona të drejtësisë.

Po të mendosh që Salianji ka dalë nga burgu i Fierit, ka ardhur në një spital privat në Tiranë, të cilin e ka përdorur për hotel, dhe pastaj ka shkuar në një klinikë private për mbjellje flokësh, për të cilën kemi prova fizike, kjo histori ngre shumë pikëpyetje dhe ngre nevojën urgjente për shumë dorëheqje dhe ndoshta arrestime, që duhet të zënë vendin bosh në qelinë e Salianjit.

Kemi standardet e dyfishta të Ministrisë së Drejtësisë për të burgosur, trajtim preferencial nga Drejtoria e Burgjeve për një të burgosur, duke e diskriminuar pozitivisht në raport me të tjerët, dhe me shumë mundësi kemi dhe mashtrim ligjor nga mjeku me diagnozën e deklaruar për të justifikuar daljen nga burgu, edhe pse diagnoza është banale dhe mund të trajtohej edhe tek ambulanca e burgut nëse do të ishte e vërtetë. Por aq tip sportiv sa është Salianji dhe aq i ri, rrezik se dhe vetë nuk e di çfarë janë ende variçet. Ato zakonisht fillojnë në moshën e Gridës, jo të Salianjit.

Nuk jam kundër që Salianji ta përdorë kohën në burg për të mbjellë flokët, për të rregulluar hundën apo për të drejtuar veshët. Kjo është një e drejtë e tij dhe është mirë t’i jepet mundësia nëse dëshiron. Por mashtrimi me diagnozën dhe regjimi preferencial i tij janë vepër penale për zyrtarët, mjekët dhe Ministrinë e Drejtësisë.

Nuk po dua ta krahasoj me sjelljet analoge që të njëjtët zyrtarë të burgjeve kanë ndaj politikanëve të tjerë të dënuar, se pastaj mund t’u shtohet edhe akuza e linçimit politik në burg ndaj të tjerëve. Por njëherë të na sqarojnë përse kanë pranuar të zhyten në paligjshmëri totale në shërbim të ish- të burgosurit Ervin Salianji.

Se me këtë që kanë bërë, i kanë dëmtuar atij edhe perspektivën si politikan i persekutuar, pasi ai tani mund të na tregojë se sa dhëmb të shkulësh një qime floku, por nuk na tregon dot sa ka vuajtur në burg. Dhe ky është një dëm i madh për një politikan ambicioz, që fjetjen në spital privat me gruan e quan persekutim, ndërsa duke mashtruar edhe për diagnozën, provon akuzën e prokurorisë për mashtrim, pasi në këtë rast është përsëritës.

Next Post
Planetët sjellin trazira! Meri Shehu: Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në marrëdhënie

Planetët sjellin trazira! Meri Shehu: Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në marrëdhënie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Senatori republikan Ron Johnson pranon humbjet në zgjedhje: Një mbrëmje aspak e mirë për partinë

Senatori republikan Ron Johnson pranon humbjet në zgjedhje: Një mbrëmje aspak e mirë për partinë

November 4, 2026
Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë Aeroportit të Rinasit, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës

Stërvitje kërkim-shpëtimi pranë Aeroportit të Rinasit, simulohet rrëzimi i një avioni jashtë pistës

November 4, 2026
Humbje e rëndë për Trump, demokratët marrin Kongresin! Çfarë do të thotë kjo për Evropën dhe tregjet globale?

Humbje e rëndë për Trump, demokratët marrin Kongresin! Çfarë do të thotë kjo për Evropën dhe tregjet globale?

November 4, 2026
Alarm sigurie në fluturimin Beograd-Moskë, në bordin e avionit krahu i djathtë i Vuçiçit

Alarm sigurie në fluturimin Beograd-Moskë, në bordin e avionit krahu i djathtë i Vuçiçit

November 4, 2026
Pas humbjes, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA premton rikthimin e republikanëve në vitin 2028

Pas humbjes, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA premton rikthimin e republikanëve në vitin 2028

November 4, 2026
Izrael, Komisioni Zgjedhor hedh poshtë pretendimet e Netanyahut për mashtrim zgjedhor

Izrael, Komisioni Zgjedhor hedh poshtë pretendimet e Netanyahut për mashtrim zgjedhor

November 4, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Anëtarësimi në BE, Hoxha nga Berlini: Shqipëria nuk kërkon rrugë të shkurtra, por vlerësim mbi bazën e meritës

November 4, 2026
Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, dëmtohet një makinë luksoze. Policia nis hetimet

Shpërthim me lëndë plasëse në Lezhë, dëmtohet një makinë luksoze. Policia nis hetimet

November 4, 2026
“Amerikanët i thanë jo luftës”: Irani reagon pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit

“Amerikanët i thanë jo luftës”: Irani reagon pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit

November 4, 2026
Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027-tën

Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë në 2027-tën

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In