• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kartat e identitetit/ Koncesioni që i kushtoi shqiptarëve mbi 400 milionë euro drejt përfundimit, PD e Berishës kërkon zgjatjen e tij

by Java News
23/01/2023 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi së fundmi se Ministria e Brendshme pritet të marrë kontrollin e sistemit të prodhimit të pasaportave biometrike dhe të kartave të indentitetit nga kompania koncesionare Aleat për shkak se kontrata ekzistuese, e firmosur fillimisht në vitin 2008 dhe e zgjatur me 10 vjet pa garë dhe pa arsyetim bindës nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2013, më në fund po skadon.

Qeveria nuk ka bërë të ditur nëse fitimet që deri më sot shkonin në xhepat e aksionerëve të koncesionit, të cilat arrijnë në 34% të të ardhurave, do t’u trasferohen shqiptarëve apo jo, në formën e çmimeve më të ulëta të pasaportave dhe kartave të identitetit.

Grupi i Rithemelimit në Partinë Demokratike bëri të ditur të hënën më 23 janar se ajo nuk është dakord që koncesioni të ndërpritet. Sipas zëdhënëses Floriana Garo, transferimi i prodhimit të pasaportave dhe kartave të identitetit te Ministria e Brendshme përbën një “shtetëzim”.

Të dy palët politike në vend janë përgjegjëse për dhjetëra koncesione, të cilat i kushtojnë shqiptarëve qindramiliona euro në vit, por që të dyja palët, PD dhe PS, tentojnë t’i ndajnë koncesionet në “tonat” dhe “të tyret” dhe nuk ngurrojnë të pretendojnë se koncesionet e tyre janë të mira, ndryshe nga ato të kundërshtarit politik.

Koncesioni u konceptua si pjesë e përpjekjeve të vendit për të prodhuar dokumente identifikimi të besueshme në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian. Kontrata fillestare parashikonte transferimin e pajisjeve te autoriteti publik pas një operimi pesëvjeçar nga koncesionari, i cili pritej të realizonte rreth 25 milionë euro fitime pas një investimi fillestar prej rreth 5 milionë eurove. Zgjatja e kontratës me dhjetë vjet bëri që kompania të realizojë të ardhura totale prej 50 miliardë lekësh deri në vitin 2021 si dhe fitime neto të deklaruara në masën 12 miliardë lekë, ose 100 milionë euro.

Të dhënat e bilancit të kompanisë të analizuara nga BIRN tregojnë se kompania shënoi vetëm një vit me bilanc negativ, vitin 2008 kur nuk kishte filluar ende të shiste pasaporta, ndërsa në vitet në vijim fitimet ishin gjithmonë të bollshme duke shënuar nivelin 2.2 miliardë lekë në vitin 2021. Të dhënat e bilancit të vitit 2022 nuk janë publikuar ende.

Kompania ALEAT u krijua me një kapital aksioner prej 619 milionë lekësh, (5.2 milionë euro). Akskonerët e saj ishin kompania franceze Idemia Identity & Security France me 75% dhe Fondi Shqiptaro Amerikan i Ndermarjeve me 25%. Fitimet neto të kompanisë prej 2.2 miliardë lekësh në vitin 2022 i sollën kompanisë një normë kthimi në masën 356% të kapitalit të investuar.

Kompania mëmë duket gjithashtu se ka realizuar fitime më të mëdha se sa fitimi neto. Shënimet në bilancin e kompanisë tregojnë se transaksionet me palët e lidhura, pra paratë që kanë shkuar për blerje mallrash apo shërbimesh te kompanitë aksionere, për vitin 2022 ishin 2.2 miliardë lekë, (18.3 milionë euro)./birn/m.j

Next Post
Degradon sherri mes demokratëve/ Zhupa akuzon rëndë Açkën: Flutura në kabinën e qeverisë!

Degradon sherri mes demokratëve/ Zhupa akuzon rëndë Açkën: Flutura në kabinën e qeverisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

Ben Affleck rrëfen prioritetet e tij pas ndarjes nga Jennifer Lopez: Dashuria nuk është në krye të listës

October 3, 2026
22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: “Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

Elena Kocaqi kritikon politikën shqiptare: Është zhgënjimi më i madh i jetës sime

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
Indeksim, rritje pensionesh, apo…/ Çfarë pritet të ndodhë duke nisur nga 1 tetori, ja sa para më shumë do të hyjnë në xhepat e pensionistëve shqiptar

Pensionet në pritje të rritjes, qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com