• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Karta e studentit, ja lehtësirat financiare dhe aksesi në institucionet shtetërore

by Java News
19/12/2018 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kulmin e protestave të studentëve, Qeveria ka dalë me një draft-pakt, i cili ndër të tjera ofron për të gjithë ata që ndjekin shkollën e lartë, shërbime publike me çmime të reduktuara ose falas.

Sipas aktit të propozuar nga Ministria e Arsimit, të gjithë studentët në universitetet e Shqipërisë do të pajisen me kartën e posaçme të studentit, përmes së cilës mund të përfitojnë një sërë lehtësirash financiare.

Por çfarë janë këto lehtësira?

Studentët do të përfitojnë strehim social, kurim falas nëpër spitale, si dhe do të kenë të paguara sigurimet shëndetësore.

Për studentët që janë prindër do të ofrohet regjistrim në çerdhe apo kopshte me tarifa të reduktuara për fëmijët. Po kështu, të gjithë ata që ndjekin arsimin e lartë do të përfitojnë transport publik me lehtësi, përfshirë dhe atë ajror, hyrje falas në biblioteka, teatre dhe muze, si dhe kualifikime falas për qëllime punësimi.

Karta e studentit do të lëshohet nga Qendra e Shërbimit Arsimor, një institucion i posaçëm që pritet të ngrihet shumë shpejt. Qeveria nuk ka përcaktuar në vendim se, cilat shërbime do të jenë falas për studentët dhe cilat me tarifë të reduktuar. Po kështu, ajo nuk ka vlerësuar as sesa do të jenë efektet financiare për buxhetin e shtetit nga këto lehtësira, çka pritet të përcaktohen më vonë.

Karta e Studentit ështe një nga 8 kërkesat që studentët në protestë i kanë kërkuar Qeverisë. Edhe pse miratimi i këtij dokumenti ishte premtuar kohë më parë, Ministria e Arsimit e hartoi draftin me urgjencë, vetëm pasi studentët nisën protestat në të gjithë vendin duke bojkotuar mësimin

a.çupaj

Next Post

"Devijon" protesta e studentëve: Nesër para Kuvendit, nuk ka më bllokim rrugësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In