• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Karta e Performancës/ Ja kush është gjimnazi më i mirë në Tiranë

by Java News
29/10/2018 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas tre vitesh në top listë, “Sami Frashëri” zbret nga piedestali si gjimnazi më i mirë publik në Tiranë. Vendin e tij për 2017-2018 e zë “Qemal Stafa”, e renditur gjithnjë si ndër më të mirat, por që asnjëherë nuk kishte njohur kryesimin. Në dokumentin e siguruar nga gazeta, rezulton se ashtu si edhe vitin e kaluar “Ismail Qemali” e “Petro Nini Luarasi” kanë mbetur në vendnumëro, duke u renditur përkatësisht në vendin e tretë dhe të katërt, ndjekur nga të mesmet, “Partizani” dhe “Sinan Tafaj”, të cilët, ndryshe nga dy të lartpërmendurit, kanë njohur rritje performance, duke u ngjitur me dy vende nga viti i kaluar. Në fund të gjimnazeve më të mirë të Tiranës qëndrojnë shkollat “Abdullah Keta” dhe “Sandër Prosi”, thuajse në të njëjtin nivel si më parë.

TREGUESIT

Kalueshmëria dhe nota mesatare e shkollës, arritur në provimet e Maturës Shtetërore, niveli i realizimeve të parashikuara në planin vjetor si dhe numri i nxënësve që kanë fituar olimpiada në rang kombëtar janë treguesit kryesorë mbi bazën e të cilëve është matur performanca e gjimnazeve të vendit për të renditur trembëdhjetë më të mirat, sipas tabelës përbri shkrimit. Ndërsa të parat janë lehtësisht të lexueshme dhe verifikueshme për shkak se janë marrë nga të dhëna kombëtare, dy treguesit e tjerë duket se bëjnë diferencën në përzgjedhjen e pesëshes së parë në listë, e cila është e ngushtë. Realizimi i planit vjetor të shkollës e ka penalizuar me një pikë “Sami Frashërin”, ndërkohë që shkollat e tjera janë vlerësuar maksimalisht. Por duhet theksuar se nxënësit e kësaj të fundit janë ata që kanë fituar shumicën e olimpiadave. Janë plot 53 nxënës të “Samiut”, po aq sa të të gjithë shkollave bashkë, që janë shpallur fitues në garat e zhvilluara në rang kombëtar përgjatë vitit 2017- 2018. Por çfarë e ka penalizuar “Sami Frashërin” në renditjen me pesë pikë më pak se “Qemal Stafa”?! Ndonëse në nivel të kënaqshëm, nxënësit e saj në provimet e Maturës Shtetërore nuk kanë shkëlqyer më shumë se në olimpiada.

Ndryshe nga vitet e shkuara, duhet thënë se ka një ndryshim të matësve të performancës së shkollave. Përqindja e kalueshmërisë dhe notës mesatare në të gjitha provimet vjet ishin të përmbledhur në dy kolona të vetme, nga dhjetë të tilla këtë vit. Lista e treguesve ndiqej edhe nga një tregues shumë më rëndësi: diferenca mes vlerësimit në provimet e Maturës dhe vlerësimit të mësuesve. E po ashtu edhe përqindja e orëve të munguara si dhe e nxënësve të larguar nga shkolla pasi janë regjistruar.

Drejtoria Arsimore vendore harton çdo vit performancën e të gjitha shkollave, nëpërmjet të dhënave që nisin vetë drejtuesit në çdo fillimviti shkollor. Këtij procesi i nënshtrohen jo vetëm gjimnazet publike, por edhe ato private. Po ashtu, në rankim kalojnë edhe shkollat 9-vjeçare si në publik apo privat.

Përse shërben karta e performancës?

Karta e Performancës është një mekanizëm i përvitshëm, që mat cilësinë e mësimdhënies, reflektuar në arritjet e shkollës në provime kombëtare e olimpiada. Përpos kësaj, prej vitesh përdoret si një mjet orientimi për prindërit me qëllim për t’i regjistruar fëmijët e tyre te gjimnazet me performancë më të lartë përgjatë një viti. Dokumenti në fjalë u shërben gjithashtu dhe drejtuesve, mbi bazën e të cilit hartojnë planin e vitit pasardhës, pas një analize ku evidentojnë pikat e dobëta dhe të forta të shkollës. Performanca e këtij të fundit vlerësohet një herë në dy vjet nga titullarët e njësive arsimore vendore, ndërsa ajo e mësuesve presupozohet të bëhet çdo vit nga drejtori./ma.me

Next Post
Gjermania vazhdon të rrotullohet rreth vetes

Gjermania vazhdon të rrotullohet rreth vetes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

March 12, 2026
FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

March 12, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet

March 12, 2026
Bylykbashi: 34 mijë personave iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë

Bylykbashi lexon raportin e PD për Ballukun: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

March 12, 2026
Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

March 12, 2026
“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

March 12, 2026
LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

March 12, 2026
“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

March 12, 2026
Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

March 12, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Arresti me burg është masë ekstreme, Gjykata e Lartë duhet të ndalë abuzimet

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In