• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Karshillëku taleban i Ilir Metës ndaj SHBA-ve dhe BE-së

by Java News
11/06/2019 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze/ Presidenti i Republikës Ilir Meta, u shfaq sot mbasdite para gazetarëve, për t’ua bërë të qartë SHBA-së dhe Bashkimit Europian, se ai nuk do të tërhiqet nga vendimi për ta lënë vendin pa zgjedhje, derisa opozita të japë konsesusin për to. Duke ironizuar me deklaratat e Komisionit Europian dhe OSBE, si dhe ato të SHBA-së, Meta tha se nëse dëshirojnë zgjedhje si ato që tentojnë të bëjnë më 30 qershor, amerikanët mund të shkojnë në Kore të Veriut, por jo në Shqipëri.

Paranoja e Ilir Metës dhe Sali Berishës ndaj Perëndimit nis me reformën në drejtësi. Ata janë të fiksuar se ndaj tyre ka një komplot ndërkombëtar, që nis me reformën në drejtësi, të cilën e perceptojnë si një instrument kundër pushtetit dhe së shkuarës së tyre. Dhe mekanizmi që ata kanë menduar për ta hedhur në erë realizimin e saj, tani që është në hapat e fundit, është destabilizimi politik i vendit, dhe përpjekja për t’i treguar vendin Perëndimit, në emër të sovranitetit.

Pas shfaqjes një ditë më parë herët në mëngjes, me sqarimet për ç’dekretimin e zgjedhjeve, të cilën e përmbylli me një gjest simbolik të formimit të shqiponjës me dy duar, sot Meta tentoi të sillet si sovranist përballë “fuqive të mëdha”, duke u treguar atyre derën dhe duke u sjellë si i zoti i shtëpisë.

Duke deklaruar me cinizëm se nuk kemi nevojë për eurojuristë dhe eurodiplomatë, Ilir Meta është brenda delirit të vet, se nëse bëhet një lider nacionalist anti-perëndimor, do të bëhet popullor në Shqipëri. Dhe këtu është në një keqkuptim të madh me shqiptarët.

Sot shqiptarët nuk janë të shqetësuar nga ndikimi i madh i SHBA në Shqipëri, por nga frika se mos SHBA lodhet me krizën tonë dhe na lë në dorë të njerëzve si Ilir Meta e Sali Berisha.

Shqiptarët nuk janë të shqetësuar se po humbasim sovranitetin duke hyrë në BE, pasi kemi kërkuar vetë t’ia dorëzojmë sovranitetin Bashkimit Europian, duke u bërë pjesë e tij, por janë të shqetësuar nga pengesat që po hasin në këtë rrugë.

Drama reale e shqiptarëve, është se po përpiqen të hyjnë në Bashkimin Europian, dhe janë të penguar nga bllokimi i kësaj rruge nga politikanë si Ilir Meta dhe Sali Berisha. Ca kusure i kanë dhe të tjerët, por këta të dy e kanë strategji.

Problemi real i Sali Berishës dhe Ilir Metës është pse Bashkimi Europian dhe SHBA kanë diktuar në Shqipëri reformën në drejtësi. Dhe për t’i zbuar nga reforma në drejtësi, tani duan t’i zbojnë nga Shqipëria, duke destablizuar zgjedhjet, me metoda të qarta talebane.

Vetëm talebanët në Afganistan dhe Ilir Meta me Sali Berishën në Tiranë, po provojnë të ndalojnë popullin të votojë. Edhe Serbia e ka lejuar Kosovën të votojë prej vitit 1990 deri më 1999, në një Republikë të vetëshpallur, duke e pasur popull armik.

Ilir Meta dh Sali Berisha ngjajnë në këtë pikë vetëm me talebanët. Dhe kjo është e vetmja gjë historike që do t’u mbesë atyre, pasi janë dy udhëheqësit politikë, që kanë prishur institucionin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Berisha ka destabilizuar zgjedhjet më 1996 dhe Ilir Meta ka grabitur vota me policë dhe banditë më 2001. Këto i kanë bërë kundër njëri- tjetrit si banditë. Tani janë bërë të dy bashkë për të mos lënë shqiptarët të votojnë.

Por duke menduar se do t’i dalin zot shqiptarëve kundër Perëndimit, Ilir Meta dhe Sali Berisha, janë në drejtim njëqind përqind kundër interesave të shqiptarëve.

Shqiptarët nëse kanë besim tek reforma në drejtësi, e kanë pasi e dinë, se aty janë SHBA dhe Bashkimi Europian.

Shqiptarët nëse kanë pak shpresë për të ardhmen e vendit të tyre, e kanë se ata besojnë që do hyjnë në Bashkimin Europian dhe do qeverisemi nga Perëndimi.

Shqiptarët janë më së paku të interesuar që të quajnë zot të vendit të tyre Ilir Metën. Nuk ja kanë dhënë kurrë këtë shans me votat e tyre, edhe pse  është emëruar president i tyre, falë pazareve të tij.

Ilir Meta dhe Sali Berisha mund të ndjehen të sigurtë në një Shqiperi të kthyer në shpellë, ku strehohen nga frika e Perëndimit, por shqiptarët nuk ndjehen të sigurtë në shpellën e tyre.

Se ditën që ata binden se janë në dorë të Ilir Metës dhe Sali Berishës, shqiponja me dy krerë, u duket si gjarpër me dy koka. Dhe mund të ketë plot shqiptarë, që mund të ikin nga sytë këmbët nga vend prej tyre, por ka dhe një shumicë që gjarprit preferon t’ia shtypë kokën.(Tema)

Next Post
Kroacia pro hapjes së negociatave: Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm

Kroacia pro hapjes së negociatave: Shqipëria ka bërë progres të jashtëzakonshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com