• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Karremi i Ramës dhe “gropa thithëse” ku Berisha dhe Basha futën PD

by Aalison Pearse Stevens
12/06/2016 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS/ Këshilli i Lartë i Gjyqësorit (KLGJ) dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), janë qartazi “thembra e Akilit” e Reformës në Drejtësi. Këto dy institucione do të jenë edhe pasardhëset e Këshillit të Lartë të Dretësis (KLD). Në draft parashikohet se si KLGJ ashtu edhe KLP, do të kenë të njëjtat kompetenca, ku njëra është në planin e Gjyqësorit, tjetra në atë të Prokuroris. Duke iu refereruar draftit, KLGJ do të emërojë të gjithë gjyqtarët e gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit të gjithë vendit; do të propozojë anëtarët e Gjykatës së Lartë tek Presidenti, i cili mund të refuzojë emërimin vetëm në shumë pak raste të veçanta, por edhe atëhere KLGJ e KLP mund të ripropozojë të njejtën kadidaturë dhe Presidenti është i detyruar ta emërojë. Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të përbëhen nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 do jenë gjyqtarë dhe do të zgjidhen me votimin e gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të vendit, ndërsa 5 anëtarë do të jenë jo-gjyqtarë dhe do të zgjidhen nga Kuvendi. Është pikërisht mënyrën e zgjedhjes nga Kuvendi të 5 anëtarëve jo-gjyqtarë të KLGJ-së e të KLP-së, edhe pika ku përballen fort mazhoranca dhe opozita.

Propozimet

Në të tre draftet e deritanishme të reformës, është propozuar që 5 anëtarët jogjyqtarë të KLGJ-së dhe të KLP-së të zgjidhen nga Kuvendi me 3/5 e votave, pra me votat e 84 deputetëve. PD-ja e kundërshtoi këtë korum votash pasi mazhoranca e ka numërin e duhur të votave për të zgjedhur 5 anëtarët e tjerë të KLGJ-së dhe të KLP-së. Argumenti i PD-së ishte se me këtë korum votash mazhoranca mund të zgjedhë në mënyrë të njëanshme të gjithë anëtarët e KLGJ-së e të KLP-së. Duke parë këtë situatë, dhe për shkak të inferioritet të saj të theksuar në vota që ka në Kuvend, PD-ja kërkoi që votimi të ishte me 2/3 e Parlamentit, pra me një shumicë prej 94 votash. Kjo kërkesë, sipas demokratëve, do të kushtëzonte mazhorancën që të bënte marrëveshje me opozitën. Ky propozim fillimisht u refuzua nga mazhoranca.

Procedurat e zgjedhjes

Lidhur me këtë përballje, pra për korumin e votave, palët iu drejtuan edhe Komisionit të Venecias. Sipas Komisionit, çfarëdo shumice e kualifikuar që të zgjidhet, me 3/5 apo 2/3, gjithshka mund të rrezikohet, pasi nëse nuk arrihet numëri i votave, procesi mund të bllokohet, ndaj rekomandoi se në draft duhet parashikuar edhe një mekanizëm zhbllokues. Duke marrë shkas nga kjo ekspertët ndërkombëtarë propozuan që 5 anëtarët jogjyqtarë të KLGJ-së të zgjidhen mbi bazën e këtij përfaqësimi: një anëtar nga rradhët e avokatëve, një anëtar nga rradhët e noterevë, një anëtar nga rradhët e pedagogëve të drejtësisë, një anëtar nga rradhët e pedagogëve jogjyqtarë të Shkollës së Magjistraturës dhe një anëtar nga shoqëria civile; Për çdo vend anëtari, grupimet e mësipërme i çojnë tre propozime Këshillit të Lartë të Emërimeve. i cili përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët zgjidhen çdo vit me short mes gjyqtarëve dhe prokurorve të të gjitha shkallëve. Pasi merr propozimet, KLE verifikon përputhshmërinë e kandidaturave më kriteret dhe bën vlerësimin e tyre, duke bërë edhe renditjen. Këto propozime, i dërgohen Kuvendit, i cili i miraton në votime të veçanta brenda secilit grup. Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë një anëtarë, atëherë procedura përsëritet mbi bazën e propozimeve të reja. Nëse edhe këtë rradhë nuk arrihet shumica e kërkuar atëhere kandidati i renditur më lart në renditjen e KLE-së konsiderohet i emëruar.

Zanafilla e kompromisit të ofruar nga amerikanët

Por kjo skemë u kundërshtua nga PD-ja. Sipas saj, lënia e zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ-së dhe KLP-së në dorë të KLE-së, do të thotë, që t’i “varësh ujkut mëlçinë në qafë”, pavarësisht se KLE, mund të jetë e pandikuar dhe objektive. Sipas PD-së, shoqatat apo organizmat nga vinë propozimet janë të ekspozuara ndaj kontrollit qeveritarë, gjë që çon në ndikimin e përzgjedhjes së kandidaturave. Nisur nga këto zhvillime grupi i ekspertëve amerikan të OPDAT-it propozi disa variante të tjera për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ-së. Këto propozime me natytë konfidenciale u bënë publike në një rast të paprecedentë nga lidershipi i PD-së, Basha- Berisha.  Një prej këtyre propozimeve, ishte edhe ai i “vendeve të rezervuara”, që parashikonte që 5 anëtarët jogjyqtarë të KLD-së zgjidhen dy nga shumica; dy nga pakica dhe një me votim 3/5 nga Kuvendi me propozim të shoqërisë civile. Për këtë propozim ka mjaft pikëpyetje për “origjinalitetin e tij” nëse është vërtetë i OPDAT-it apo është një kërkesë e PD-së, të cilën e formuloi OPDAT-i. Por PS-ja nuk e pranoi formulën e “vendeve të rezervuara”.

Kompromisi i Ramës dhe ngurtësia e Bashës

Ndërkaq duket se mazhoranca kishte përgatitur lëvizjen e saj që në thelb mbante frymë kompromisi. Kryeministri Rama pranoi kërkesën disamujorshe të PD-së për votim me 2/3 të 5 anëtarëve të KLGJ-së dhe KLP-së, që nuk vinë nga rradhët e drejtësis. Kjo lëvizje e tij qartazi dëshmonte se i kishte bërë PD-së një lëshim shumë të madhë. Por PD-ja u përpoq ta zbehte vlerën e këtij lëshimi duke këmbëngulur te “vendet e rezervuara”. Këtu fillon dhe “gropa thithëse” për PD-në, e cila si në opinionin publik dhe atë ndërkombëtarë gjerësisht u perceptua dhe vijon të perceptohet se nuk është e interesuar për konsensus dhe se në thelb nuk do që të miratohet Reforma në Drejtësi. Një argument logjik po të shihet vijësjellja e saj politike përgjatë 1 viti e ca, ku nuk la sebep pa përdorur kundër Reformës. Për të zgjidhur këtë nyje nuk mjaftoi as takimi Rama- Basha. Në këtë takim krerët e PS dhe PD shkuan me argumentat që PS ofron konsensus për 2/3 për zgjedhjet në KLGJ dhe KLP, ndërsa PD përpos 2/3 kërkonte dhe zbatimin e formulës së “vendeve të rezervuara”, ku dy anëtarë të zgjidhen nga mazhoranca, dy nga opozita, dhe njëri me votim 3/5 të Kuvendit me propozim nga shoqëria civile.

Dështimi i PD-së dhe përplasja me SHBA e BE

Kjo pikë çoi në dështimin e takimit Rama- Basha, por që në realitet i dha pikë kryeministrit, pasi ai e përqëndroi fjalën e tij pas takimit te lëshimet që i ishin bërë PD-së, me pranimin e kërkesës së saj për votim me 2/3, duke ekspozuar PD-në si një forcë politike që nuk dëshëron kompromisin dhe është kundër Reformës. Basha stonoi ndjeshëm me argumentat e tij të stërthëna, që në opinionin publik u perceptuan se kishte ardhur në takim për të mos bërë kompromis duke u kapur pas sebepeve. Teza e “vendeve të rezervuara” u kuptua qartësisht si një përpjekje për kapje politike të sistemit të drejtësis. Dhe në fakt e tillë është. Kjo bëri që edhe SHBA dhe BE ta perceptonin PD-në se nuk dëshëronte kompromis dhe se nuk ishte e gatshme të bënte lëshime sikundër bëri mazhoranca. Kjo bëri që mbi PD-në të lëshoheshin rrufe. PD-ja realisht ndodhet në qorrsokak. Nëse dëshëron kompromis duhet të bësh lëshime. Deri tani ajo nuk ka bërë asnjë lëshim. Kjo e ka ekspozuar atë si forcë politike që nuk është e interesuar për konsensus, për të mos thënë se në realitet nuk është e interesuar fare për Reformën në Drejtësi.

(javanews.al) Me. Ar

 

Next Post

Plagosja me thikë në Lushnjë, arrestohet autori 53-vjeçar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In