• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Karma e furtunës që mbollën njerëzit e Foltores në PD

by Ylli Pata
23/03/2022 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Tensioni i nivelit maksimal dhe përplasja e ashpër verbaleve mes dy grupeve të opozitës shqiptare që u manifestuar pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, është realisht një zhvillim politik, aspak sipërfaqësor.

Është një konflikt real, i tmerrshëm në nivelin verbal, i cili që nga shtatori i vitit të shkuar, pra që kur u shkarkua Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së, si pasojë e non grata-s prej qeverisë së SHBA-së, ka sjellë pasoja të rënda në mjedisin e opozitës shqiptare.

Një nga këto pasoja është konkurrenca gati mesjetare e politikanëve të dy palëve për të asgjesuar kundërshtarin, një politikë, që gabimisht quhet bizantine, por është shumë keq se kaq.

Një pjesë e politikanëve të Foltores, kanë prodhuar pritshmëritë e tyre politike, duke u mbështetur tek Sali Berisha, e llogaritë e tyre nuk se janë bërë në tym, por kanë pasur të dhëna të qarta që ata i kanë marrë parasysh, përpara se të vendosnin për zgjidhjen e tyre.

Ja të marrim rastin e Belind Këlliçit, një nga politikanët e rinj të Partisë Demokratike, me aksione përgjithësisht në rritje, i cili ka zgjedhur të jetë në krahun e Sali Berishës, në momentin kur ky i fundit shpalli “luftën finale” ndaj birit të tij politik.

Kelliçi, u zgjodh kryetar i FRPD-së, me një garë, e cila realisht ka qenë ndër më të mirat brenda PD-së gjatë drejtimit të Lulzim Bashës.

Ai nuk ishte njeriu i preferuar i kryetarit të PD-së, ose të paktën kështu u kuptua gjatë garës për kryetarin e kësaj strukture kyçe në partinë më të madhe të opozitës.

Në atë kohë, u fol për Saljanjin si kandidati që përkrah Lulzim Basha. E në fund, nuk fitoi ai që përflitej si përkrahës i kreut të PD-së, por Belind Këlliçi, i cili nuk e kishte këtë “qyrk politik”.

E këtu nuk ka ndonjë enigmë të madhe, që në ndihmë të betejës së Belindit mund të jenë bashkuar grupe e struktura të PD-së, që kishin më shumë afërsi me Sali Berishën.

E që krejt normalisht mund të jetë kështu, duke u nisur nga pesha e rëndësishme e kryetarit historik në strukturat e partisë së tij.

E si Belindi, por edhe të tjerë, këtë fuqi apo influencë të Sali Berishës, menduan që ta shfrytëzojnë si një mjet politik për të bërë një betejë të re brenda partisë.

Të rritemi, duke i qëndruar pranë doktorit. Edhe kjo një logjikë normale e betejë dialektike në realpolitikë. Por në momentin e shpalljes non grata, ajo betejë, sado që u tentua të shikohej një luftë Berisha-Basha, ishte shumë, po shumë më shumë se kaq.

Siç po vërtetohen edhe zhvillimet e sotme, nuk është vetëm SHBA apo BE, por edhe Partitë Popullore Europiane që nuk duan që të rikthehet Berisha. Sepse për të gjithë është e qartë, se në atë rast, PD nuk do të jetë një parti e së djathtës europiane, por një grupim antiamerikan ballkanik.

Asnjë ditë, të gjithë njerëzit që u përfshinë në Foltore nuk e përballën kurrë këtë argument, megjithëse është realisht argument bazë politik i opozitës shqiptare.

Nuk ka asnjë logjikë, apo të ardhme, një forcë politike e një vendi të NATO-s, që është anëtare e PPE-së që të ketë në krye të saj një politikan që është ndëshkuar nga qeveria e SHBA-së.

Mos përballimi i të gjithë dishepujve të Foltores, i këtij argument thelbësor, i ka kthyer ata në thjesht në pauses të Berishës, e aspak njerëz me vizionin e tyre politik për politikën shqiptare.

Edhe pse në grupin e Foltores ka mjaft element politikisht të fuqishëm për të pasur një rol të rëndësishëm në PD dhe opozitën shqiptare.

Siç është Belind Këlliçi, i cili në zgjedhjet e 25 prillit, arriti të marrë një numri impresionant votash preferenciale, e që në komisionin e Inceneratorëve u tregua një “bombardues i hidhur”.

Por që në të gjitha rastet ai nuk është një “berishë i vogël”, madje duhet thënë se nuk ka tentuar të bëhet. Pra ka potenciale politike dhe organizative për të qenë një njeri kyç në radhët e opozitës, siç edhe shumë të tjerë.

Raste të tjera si Këlliçi, ka disa, por në logjikën e sotme, kur Lulzim Basha iku dhe Sali Berisha po kërkon të kthehet e të hakmerret ndaj atyre që “I shërbyen” armikut, roli i të gjithë pasuesve të Berishës, janë thjesht sit ë tillë. Ata e kanë humbur individualitetin politik.

Madje, edhe nëse grupi që ma marrë përsipër të kujdestarojë PD-në deri në ribashkimin e “ëndërruar” të përfshijë njerëz të Foltores, ata do të cilësohen si “tradhtarë” nga “grupi i gatshëm” që për gjashtë muaj nuk kanë lënë njeri pa sulmuar egërisht, thjesht sepse u distancua nga Sali Berisha e berishizmi.

Ja kjo është karma që i kthehet atyre që menduan se mund ta përdornin Sali Berishën, e në fakt u përdoren prej tij…

Next Post
Habit ushtari rus, shet tankun e tij në Ukrainë për 10,000 dollarë: Nuk kam arsye pse luftoj!

Habit ushtari rus, shet tankun e tij në Ukrainë për 10,000 dollarë: Nuk kam arsye pse luftoj!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga pakënaqësia e përdoruesve për vendimin e Gjykatës së Lartë te zotimi i Trump, cila do të jetë e ardhmja e TikTok në SHBA

Përpunoi në mënyrë të paligjshme të dhënat e fëmijëve, Brazili gjobit TikTok-un me mbi 25 milionë euro!

August 25, 2026
Grabiti paratë nga kasa e marketit në Durrës, kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë!

Grabiti paratë nga kasa e marketit në Durrës, kapet pas disa orësh ndjekjeje 26-vjeçari me precedentë penalë!

August 25, 2026
VIDEO/ Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit, tymi i zi mbulon zonën dhe rëndon trafikun!

VIDEO/ Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit, tymi i zi mbulon zonën dhe rëndon trafikun!

August 25, 2026
FOTO/ Zjarri shkrumbon banesën në Elbasan, s’ka të lënduar! Parandalohet përhapja e flakëve, të panjohura shkaqet!

FOTO/ Zjarri shkrumbon banesën në Elbasan, s’ka të lënduar! Parandalohet përhapja e flakëve, të panjohura shkaqet!

August 25, 2026
“Dora e Zotit” vlen miliona, shitet topi i Maradonës, por jo me çmimin e parashikuar!

“Dora e Zotit” vlen miliona, shitet topi i Maradonës, por jo me çmimin e parashikuar!

August 25, 2026
“Do ndiqet çdo hall i qytetarit”- Rama pas takimit në Pogradec: Optimist për suksesin në vitin e dytë të mandatit! Inteligjenca Artificiale do ndihmojë

“Do ndiqet çdo hall i qytetarit”- Rama pas takimit në Pogradec: Optimist për suksesin në vitin e dytë të mandatit! Inteligjenca Artificiale do ndihmojë

August 25, 2026
Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra dhe sa ishte magnituda! Raportimet e para

August 25, 2026
Akuzohet se spiunoi për BIA-n serbe, analisti Fatmir Sheholli merret i pandehur! Prokuroria: Mblidhte informacione për Kosovën dhe ia jepte Beogradit

Akuzohet se spiunoi për BIA-n serbe, analisti Fatmir Sheholli merret i pandehur! Prokuroria: Mblidhte informacione për Kosovën dhe ia jepte Beogradit

August 25, 2026
Kryeministri britanik Burnham do vizitojë Uashingtonin në shtator: Do t’i kërkojmë Trump-it raketa Patriot për Kievin!

Kryeministri britanik Burnham do vizitojë Uashingtonin në shtator: Do t’i kërkojmë Trump-it raketa Patriot për Kievin!

August 25, 2026
BE ndaloi importin e mishit nga Brazili, AKU merr vendimin: Ja çfarë ndodh me ngarkesat e kontratave të firmosura, por që vijnë në Shqipëri pas 3 shtatorit

BE ndaloi importin e mishit nga Brazili, AKU merr vendimin: Ja çfarë ndodh me ngarkesat e kontratave të firmosura, por që vijnë në Shqipëri pas 3 shtatorit

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com