• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Karma e breshërive dhe talljeve mes “kolonelëve” të Berishës e Bashës

by Ylli Pata
01/11/2021 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Fitim Zekthi, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Lulzim Bashës, i cili përveçse e vendosi në kryesinë e PD-së, ka 8 vjet që e dërgon në panele televizive, publikoi një foto të vjetër të redaksisë së gazetës “55”, ku ishte së bashku me Çim Pekën, për tu përgjigjur sulmeve ndaj tij.

Konteksti i Zekthit, natyrisht është për të treguar se ai ka qenë një opozitar qendrestar që herët, përderisa ka punuar tek nje gazetë që ka qenë pranë Berishës.

Por në fakt, viktimizimi i tij në sulmin që i bëhet nga njerëzit e Sali Berishës, nuk ka arsye.

Sulmi ndaj tij, por edhe Gjekmarkajt, Mark Markut, Ergys Mërtirit etj, është pikërisht se ata janë sot enturazhi politik i Lulzim Bashës. E si të tillë, ata duhet të marrin përgjegjësinë për të mbajtur çdo lloj breshërie qoftë nga fronit armik, apo nga “fronti mik” siç e quajnë amerikanët në termin ushtarak incidentin kur ushtarët e SHBA qëllojnë pa dashje njëri-tjetrin.

Të vetmit që realisht mund ta cilësojnë veten pjesë e padrejtë e sulmeve të egra që vijnë nga krahu i Berishës janë ato zëra, që kanë qenë e janë edhe sot një pasqyrim i mendimeve të tyre të lira, edhe pse nuk kanë marrë ndonjë favor posti apo politik, si për shembull publicisti Namir Lapardhaja, apo edhe Roland Bejko, një emër me investim qoftë personal, qoftë elektoral apo politik në vite në PD, por që nuk e ka marrë atë çka i takon si pasojë e kontributit.

Megjithatë, nuk është gjë e re linçimi personal si pasojë e politikës në Shqipëri, sidomos kur vjen nga krahu i Sali Berishës, i cili është vërtetë “akademik” në këtë fushë.

Por karma e kësaj historie që lidhet me personazhin e parë, pra me një nga udhëheqësit kryesor të PD-së sot, siç është Zekthi, është se shpërblimin e tij politik, ai e ka ngritur duke sulmuar, sharë, dhe anatemuar në mënyrën më të paskrupullt, këdo që kishte për detyrë ta bënte në karrierën e tij si panelist. Madje në mënyrën më skandaloze, ku ka krijuar edhe një reputacion si sharës publik.

Kulmi i kësaj karriere është padyshim sherri në studio me avokat Ngjelën, ku Fitimi, pa ju dridhur fare qerpiku, e quajti atë: të palexuar e injorant. Po, po. Kështu i tha!

Natyrisht nuk se është i vetmi ky rast, por është njëra hallkë e zinxhirit të një fenomeni që u mbrujt gjithë këto vite, si pasqyrim i ngritjes në karrierë.

Zekthi që i thotë Spartak Ngjelës injorant! Me ç’bazë e të drejtë, me ç’botime apo kërkime, a tituj shkencor arrin ai në përfundimin që një njeri përballë tij, që nuk është dakord me mendimin e tij, ta quaj të pakënduar?! E kush?!

Në fakt, e gjithë kjo që po ndodh, është realisht një nga arsyet e gjendjes, të paktën në aspektin e komunikimit publik, të kësaj opozite.

Njerëz që tallen me të tjerët, i shajnë, i telendisin, e më pas ndodh si tek filmi i mjeshtrave Teodor Laço-Vladimir Prifti, “Dhe vjen një ditë” kur të gjitha ç’ke bërë do të vërviten fytyrës.

E kjo kulturë, është pikërisht pasqyrimi i kësaj gjendjeje që natyrisht nuk është vetëm në përleshjen e sotme mes këtij grupimi, por në të gjithë kulturën e debatit publik në Shqipëri.

Njerëz që për arsye të politikës kanë telendisur njerëz që kanë detyrime jo vetëm shoqërore, por edhe njerëzore në historinë e jetës së tyre.

Që thjesht për shefin e radhës nuk kursejnë sulmet ndaj atyre që kanë ndarë përvoja e vite të karrierës.

Siç nga ana tjetër është edhe tallja e Gjekmarkajt, Zekthit etj nga Peka, duke e krahasuar me Kujtim Gjuzin. Sikur ky i fundit erdhi nga hiçi. Përveçse ka pasur autoshkollë të njohur në Tiranë, Gjuzi ka qenë prej fundit të shekullit të shkuar, një nga figurat e opozitës së djathtë konservatore shqiptare.

Duket se sot, njerëzit e medias të “së djathtës”, kanë arritur nivelin e “elitës” për të gjykuar kush është i zgjuar e budalla, kush serioz e kush qesharak. Por këtë nuk se e bëjnë gjithmonë, por sipas rastit, që natyrisht varet nga sms-ja që u vjen nga lart…

Next Post

Mosndëshkimi/ Mediu, 12 vite manovra për t’i shpëtuar gjykimit për 'Gërdecin', nga imuniteti, amnistia, agjenturat e huaja deri tek afatet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Makineri balte, shpifjesh, intimidimesh e shantazhesh

March 28, 2026
Kosova në prag të historisë, Gallapeni dhe Hoxha njëzëri: Ëndrra jonë është Botërori, tifozët na japin forcë

Kosova në prag të historisë, Gallapeni dhe Hoxha njëzëri: Ëndrra jonë është Botërori, tifozët na japin forcë

March 28, 2026
Lëkundjet e Vuçiçit në politikën e jashtme/ Ekspertët serbë: Çon në improvizime dhe rezultate të kufizuara

Lëkundjet e Vuçiçit në politikën e jashtme/ Ekspertët serbë: Çon në improvizime dhe rezultate të kufizuara

March 28, 2026
“Si strategu i Hasit apo doktori i pesës”/ Evi Kokalari tallet me Berishën: Kështu është kur dëgjon injorantët që e rrethojnë

“Shfrytëzuan prezencën time”, Evi Kokalari zbulon bisedën me Berishën dhe djalin e tij: I kërkova që të…

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In