Neymar është personazhi kryesor i karikaturës së ditës. Goal.com ka publikuar karikaturën e ditës, ku personazh kryesor është ylli brazilian i PSG-së, Neymar.
Ai është dëmtuar dhe do të mungojë në ndeshjen ndaj Real Madridit, që do të zhvillohet këtë të martë në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Për shkak të lëndimit, ai kishte munguar edhe në vitin 2014 në gjysmëfinale të Kupës së Botës ndaj Gjermanisë, ku Brazili ishte turpëruar me rezultat 7:1, përgatiti ”Express”. (b.an)