• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kardiologjia e Kukësit, Beqaj: Nga investimi përfitojnë 25 mijë banorë

by Aalison Pearse Stevens
01/03/2016 12:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të sëmurët me probleme kardiake në zonën e Kukësit nuk kanë nevojë të shkojnë drejt Kosovës apo Tiranës për të kryer vizitat e specializuara, sepse duke filluar nga dita e sotme, në spitalin e këtij qyteti është vënë në funksionim Kabineti i ri i Kardiologjisë. Rreth 250 të sëmurë kardiakë në javë, që ishin të detyruar ta kryenin diagnostikimin në Tiranë, Kosovë, apo në shërbimin jopublik me pagesë, i jep fund vajte-ardhjeve, mundimit dhe rritjes së kostos së shërbimit për ta dhe familjes së tyre.

Gjatë një vizite që ka kryer në spitalin e qytetit verior, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka pohuar se ky shërbim do t’iu vijë në ndihmë rreth 25 mijë banorëve të qytetit por edhe zonave përreth. “Një kabinet i tillë është vendosur tashmë në çdo spital rajonal të vendit, dhe është në vazhdën e përpjekjeve tona për të ofruar shërbim shëndetësor cilësor. Është një investim rreth 6 milionë lekë, me pajisje bashkëkohore, që i shërben banorëve të Kukësit, ku janë rreth 250 të sëmurë kardiakë që nuk do të duhen të shkojnë në Tiranë për të kryer provën ushtrimore, janë rreth 1,000 vetë që duhet të bëjnë ECHO-n e zemrës që nuk do të shkojnë më në Tiranë,” – tha ai.

Vetëm në dy vjet, 11 spitale rajonale në vend dhe tre poliklinika në Tiranë janë pajisur me kabinete të reja të kardiologjisë, një shërbim i munguar prej shumë kohësh për një nga sëmundjet me barrën më të lartë të sëmundshmërisë. Për drejtoren e spitalit rajonal të Kukësit, Hasije Zenelaj, kabineti i Kardiologjisë, i cili është pajisur me provën ushtrimore të ngarkesës së zemrës, me pasisje Holter tensioni arterial dhe Holter të ritmit kardiak, si dhe pajisja e re e ECHO-s kardiake, plotësojnë një nevojë për shërbimet kardiake që Kukësi e vuante prej kohësh. “Pacientët e këtij qyteti dhe kësaj zone nuk kanë më nevojë të shkojnë në Tiranë, pasi falë investimit të Ministrisë së Shëndetësisë, këto shërbime ofrohen tashmë në Kukës,” – u shpreh ajo.

Ndryshimi është i qartësisht i dukshëm, u shpreh mjeku kardiolog, Dr. Edvin Kovaçi, i cili sqaroi se një prej pacientëve të tij, e kishte rradhën e pritjes për të kryer stress-test-in, apo siç njihet ndryshe, provën ushtrimore të ngarkesës së zemrës, më datën 21 qershor në Tiranë, ndërkohë, që me kabinetin e ri dhe pajisjet e reja të kardiologjisë, ky pacient, do ta kryente provën ditën e nesërme.

Më herët kreu i shëndetësisë ka kryer një vizitë edhe në Qendrën Shëndetësore të qytetit ku ka parë nga afër se si kryhet kontrolli bazë tek qytetarët. Mjekët kanë informuar se gjatë një dite realizohen mesatarisht 7-8 kontrolle bazë, ndërkohë që numri i përfituesve në këtë qytet është rreth 6300 persona, të cilët i përkasin kategorisë nga 40- 65 vjeç.

Ndërkohë që, deri në fund të muajit shkurt 2016, janë kryer gjithsej 898 kontrolle check-up për QSH-në Kukësit, “rreth 1,3% e rezultateve të kontrolleve në nivel kombëtar, kanë dalë pozitiv për ekzaminimin e feces gjak-okult,” – tha Beqaj.

Next Post

U fuste duar femrave që bënin joga, dy vjet e gjysmë burg shqiptarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin!

Raporti i SPAK, Braho: Do ndiqen penalisht të gjithë zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën!

March 10, 2026
Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

Trump synon që çdo amerikan të përdorë “unazën inteligjente”, shqetësime për shkelje të privatësisë

March 10, 2026
Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

Biznesmeni grek sfidon bllokadën e Hormuzit, kalon cisternat me naftë përmes ngushticës

March 10, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Mars 2026

March 10, 2026
Cilët do të jenë deputetët e ardhshëm? Kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë në Parlament

Sulm kibernetik ndaj Kuvendit, “Homeland Justice”: Kemi në duar bisedat e të korruptuarve

March 10, 2026
NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

NASA publikon foto të fenomenit të mahnitshëm, stuhia që zhvillohet në hapësirë ​​dhe dallohet vetëm nga ISS

March 10, 2026

Për kë votuan më 11 maj të zhgënjyerit e sotëm?

March 10, 2026
Ushtronin prostitucion në një banesë me qira, prangosen dy rumunet

Ushtronin prostitucion në një banesë me qira, prangosen dy rumunet

March 10, 2026
Britania e Madhe përgatit anije ushtarake për dislokim të mundshëm në Mesdhe

Britania e Madhe përgatit anije ushtarake për dislokim të mundshëm në Mesdhe

March 10, 2026
VIDEO / Izraeli njofton eliminimin e militantëve të Hezbollahut, publikohen pamjet nga operacioni

VIDEO / Izraeli njofton eliminimin e militantëve të Hezbollahut, publikohen pamjet nga operacioni

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In