• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Kardinali shqiptar, në krah të Papa Francceskut në ceremoninë e Pashkës

by Java News
18/04/2023 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Rendom syrit të mediave tona i shpetoi një gjë me domethënie të madhe. Po kaq edhe shqisave vigjilente të shoqërisë në rrjetet sociale. Diten e Pashkes në Vatikan ndodhi një ngjarje e shenuar në sheshin i cili mban emrin e Shën Pjetrit. Në krahun e Papa Françeskut gjatë gjithë kohes ishte kardinali ikonik shqiptar Ernest Troshani. Një gjest i tillë nuk ka ndodhur rastesisht e për me teper nuk është një gjë dosido por një nder i madh per Kishen Katolike shqiptare dhe Kombin tonë.

Historia e Kardinal Enest Simonit (Troshanit ) është thjeshtë madheshtore e frymëzuese  mes burgut dhe lirisë, mes  kryqëzimit dhe ringjalljes, mes braktisjes dhe rikthimit për të udhehequr grigjen që e priste. Martiret e Kishes Katolike shqiptare magjepsin kedo që e ndeshet me historinë e tyre per forcen morale dhe qendresen në ëmer të identitetit të shekujve që ata demostruan kur një popull në shumë segmente të jetes së tij u thye. Kësaj ndjesie nuk i shpetoi as Papa Françesku në viziten e tij mbreslënese në vitin 2014 ku Martiret e formules “Atme e Fe” i rrinin mbi kokë  teksa ecte ngadalë me makinen e tij në diten e tyre të triumfit.

Një tjeter e priti në Katedralen e Shën Palit , asokohe Dom Ernest Troshani i cili sëbashku me murgeshen Tuci e tronditen dhe perloten Papen që vinte nga Argjentina e dikatures ushtarake. Asgjë e ngjashme nuk kishte ndodhur  në vendet e qyteteruara , as një krahasim nuk ishte i dënjë  me çka u degjua atë ditë nga rrefimi i tyre. Papa Françesku i mori me vete për të mos harruar, Dom Ernesti u bë Kardinali i dytë shqiptar i cili edhe  në raste të tjera është parë në krah të Atit të Shënjtë. Por prezenca e tij në një festë si ajo e Pashkeve në krah të Françeskut është një konsideratë e lartë për atë që Kardinal Simoni (Troshani ) perfaqeson , për historinë tragjike dhe ringritjen e Kishes Katolike por edhe për mbarë kombin tonë i cili tek Vatikani ka patur një aleat jetik  për ekzistencen e tij kulturore ( gjuhen) , politike që nga Skenderbeu dhe deri në Konferencen e Paqes në Paris në vitin 1919 por edhe më pas deri në alktualitet.

Në vendin tonë bëhen lajm edhe ngjarje që e fyejnë lajmin, marrin vemendje banalitete që nuk do duhej, personazhe që duhet t’jua fshehesh femijeve dhe harrohen, nuk shihem, shembujt etik si ky , personalitete si Kardinal Troshani që mbajnë ndezuar pishtarin dymijë vjeçar të asaj drite që na lidh me Perendimin e më shumë se kaq shqiptarin aktual që perzgjidhet si shembull rrezatues për gjithë Boten. Një anashkalim i  tillë personalisht me shkakton keqardhje e dhimbje siç ndodh në çdo pervjetor të Nënë Terezes ku gazeta Europiane e kanë në faqe të parë në ballinë, ndersa tonat as në qoshe. Duam të shkojmë në Europë për të blere rroba, për të ngrënë më mirë, për të jetuar më mirë, duke harruar a
Next Post
Denoncimi i gazetarit: Kandidatët e Alibeajt u kërcënuan nga krimi i organizuar që të tërhiqen

Denoncimi i gazetarit: Kandidatët e Alibeajt u kërcënuan nga krimi i organizuar që të tërhiqen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com