• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Karburantet, burim aksidentesh”, ndryshojnë tabelat e reklamimit

by A R
10/10/2017 12:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tabelat që reklamojnë çmimet e karburanteve do të ndryshohen, ndërkohë që autoritetet në bashkëpunim me biznesin po kërkojnë një metodë alternative dhe që nuk pengon shoferët.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri shoqëruar nga drejtuesit e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Inspektoratit Qendror Teknik e Industrial zhvilluan sot një takim me përfaqësuesit kryesorë të operatorëve të tregtimit të karburanteve.

Gjiknuri u bëri të ditur operatorëve masat që po ndërmerren në kuadër të rritjes së sigurisë rrugore në vend.

“Kemi filluar me punën për heqjen e çdo objekti të paligjshëm që është në kundërshtim me Kodin Rrugor. Janë kryesisht tabela, struktura apo reklama që pengojnë shikueshmërinë gjatë lëvizjes së mjeteve dhe bëhen shpesh burim aksidentesh. Kuptohet, një ndër pikat më problematike të trashëguara kanë qenë dhe karburantet, pavarësisht masave që u ndërmorën gjatë 4 vjeçarit të parë, ndonjëherë edhe pa sukses nga ministria e shkuar dhe këtë duhet ta them. Një problem që duhet zgjidhur sa më shpejt është ajo e tabelave shumë të mëdha ku reklamohen markat dhe listohen cmimet e karburanteve. Shpesh këto tabela konfuzojnë shoferët e makinave dhe bëhen burim aksidentesh”, u shpreh Gjiknuri.

Mësohet se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë u dakordësua me operatorët për krijimin e një grupi të përbashkët pune që do të përcaktojë një standard të ri të reklamimit të karburanteve dhe ndriçimit gjatë natës, në përputhje me Kodin Rrugor.

“Ministria me Autoritetin Rrugor do të ngrejnë një grup pune bashkë me përfaqësuesit e operatorëve për të përcaktuar një standard. Kjo duhet të jetë uniforme për të gjithë dhe patjetër nuk duhet të ndikojë në konkurencë të pandershme. Ju jeni operatorët kryesorë ndaj ju kërkova t’u thërras për bashkëpunim dhe kërkoj nga ana juaj që të gjejmë një zgjidhje të shpejt për këtë problem. Tu lihen disa ditë afat pasi dhe ju kërkoni masat tuaja, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor. Përndryshe, jemi të detyruar që të ndërhyjmë ligjërisht. Preferoj më përpara dialogun dhe zgjidhjen me mirëkuptim, të punojmë sëbashku për ti dhënë një zgjidhje permanente sipas standardeve ligjore këtij problem”, nënvizoi Gjiknuri. /b.d

Next Post
VIDEO/ Ylli i detit ‘ngec’ në rërë, lëvizjet e ngadalta drejt oqeanit

VIDEO/ Ylli i detit 'ngec' në rërë, lëvizjet e ngadalta drejt oqeanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com