• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Karathanos shfaqet në takimet e Belerit/ Kandidati i Metës dhe Berishës për Himarën përkrahet nga anti-shqiptari i shpallur ‘non grata’!

by Java News
10/05/2023 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fredi Beleri kandidati i koalicionit Meta-Berisha për bashkinë e Himarës, duket se po e përdor këtë fushatë elektorale për të arritur atë që deklaroi edhe disa ditë më parë për mediat greke ku u shpreh se qëllimi i tij ishte helenizimi i Himares dhe hapja e shkollave greke në këtë zonë.

Së fundmi janë publikuar disa foto ku në mbështetje të Belerit për këtë qëllim, ëhstë edhe anti-shqiptari i njohur si Babis Karathanos i cili është shpallur non-grata nga Shqipëria që prej vitit 2019. Ky i fundit siç duket është aktivizuar në fushatën elektorale të Fredi Beler ii cili është kandidati i koalicionit Berisha-Meta-Dule në Himarë.

Një prej fotove të publikuara, ku në të njëjtën tavolinë shfaqet Babis Karathanos i shoqëruar edhe nga Vangjel Dule është bërë në 23 shkur të këtij viti në Athinë, gjatë një takimi electoral të Fredi Belerit.

Ndërsa në foton tjetër të publikuar gjatë një takimi electoral të zhvilluar po në Athinë në 7 maj të këtij viti, pra para 3 ditësh, shfaqet sërish Babis Karathanos si i ftuar nderi gjatë fjalës që mban Fredi Beleri.

Babis Karathanos së bashku me Fredi Belerin ishin dy prej personave të akuzuar nga policia shqiptare për masakrën e Peshkëpisë në vitin 1994 ku u vranë dy ushtarë shqiptarë.

Në Tetor të vitit 2018 kur forcat Renea vranë në Bularat të Gjirokastrës, 35-vjeçarin Kostandinos Kacifa, i cili sulmoi me armë policinë, në varrimin e tij nuk mungoi Babis Karathanos bashkë me Fredi Belerin i cili përpiqet të fshihet në fund të kortezhit mortor.

Ndërsa një vit më vonë në 2019-ën, Babis Karathanos iu ndalua hyrja në territorin e Shqipërisë pasi ishte shpallur ‘non-grata’.

Ndaj deklaratave të Belerit për helenizimin e Himarës, reagoi edhe kryeministri Edi Rama i cili tha se kandidati i Berishës dhe Metës nuk ka asnjë lidhje me marrëdhëniet shqiptaro greke dhe se po i bën një ofendim të madh Republikës së Shqipërisë./m.j

Next Post
VIDEO/ Vajza rrëmbehet nga ish-i dashuri dhe rrëzohet nga furgoni në lëvizje, i çahet kafka por mbijeton

VIDEO/ Vajza rrëmbehet nga ish-i dashuri dhe rrëzohet nga furgoni në lëvizje, i çahet kafka por mbijeton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Baton Haxhiu kritikon Ramën: Ka gabuar me turin nëpër bashki, duhet gjuhë dhe komunikim tjetër…

Baton Haxhiu kritikon Ramën: Ka gabuar me turin nëpër bashki, duhet gjuhë dhe komunikim tjetër…

June 11, 2026
Jennifer Lopez shfaq “anën e saj të errët”: Do të bëja seks me të gjithë aktorët e ‘True Romance’

Jennifer Lopez shfaq “anën e saj të errët”: Do të bëja seks me të gjithë aktorët e ‘True Romance’

June 11, 2026
Presidenti izraelit flet për ekranin shqiptar: Irani nisi çdo gjë, njerëzit tanë u masakruan

Presidenti izraelit flet për ekranin shqiptar: Irani nisi çdo gjë, njerëzit tanë u masakruan

June 11, 2026
“Lufta SHBA-Iran e ka çuar ekonominë globale në nivelin më të ulët që nga COVID-19”

“Lufta SHBA-Iran e ka çuar ekonominë globale në nivelin më të ulët që nga COVID-19”

June 11, 2026
Ndeshjet që nuk duhen humbur në fazën e grupeve të Botërorit 2026

Ndeshjet që nuk duhen humbur në fazën e grupeve të Botërorit 2026

June 11, 2026
Tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, Shalsi: Nuk është habi, ndodh edhe në SHBA

Tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, Shalsi: Nuk është habi, ndodh edhe në SHBA

June 11, 2026
Meksikë-Afrikë e Jugut, Jimenez dyfishon shifrat me kokë

Meksikë-Afrikë e Jugut, Jimenez dyfishon shifrat me kokë

June 11, 2026
“Zëdhënësit e protestës, krerët e partive të reja”/ Klosi: Nuk gjej arsye pse qeveria të dorëhiqet!

“Zëdhënësit e protestës, krerët e partive të reja”/ Klosi: Nuk gjej arsye pse qeveria të dorëhiqet!

June 11, 2026
Pele, Maradona apo Messi? Renditja e 10 legjendave që kanë lënë gjurmë në Kupën e Botës

Pele, Maradona apo Messi? Renditja e 10 legjendave që kanë lënë gjurmë në Kupën e Botës

June 11, 2026
“Zvërneci”, Shalsi: Protesta ka fjalime ordinere dhe kur nxjerr ato pankartat…

“Zvërneci”, Shalsi: Protesta ka fjalime ordinere dhe kur nxjerr ato pankartat…

June 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In