• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Karantinë për ilaçet e skaduara/ Manastirliu inspekton depon e re të barnave në QSUT: Më shumë siguri për qytetarët

by Java News
08/02/2020 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kemi rritur disa herë financimin për barnat si dhe po sigurojmë kushtet bashkëkohore për ruajtjen e tyre, në mënyrë që qytetarët të kenë më shumë siguri për trajtimet medikamentoze”. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektoi depon e re të barnave në QSUT, e cila pritet të përfundojë së shpejti.

“Para disa viteve as që mund të mendohej një investim i tillë, një strukturë bashkëkohore për ruajtjen dhe sigurinë e barnave sepse qytetarët nuk kishin as barnat bazë në spitale, ndërkohë që vetëm në spitale financojmë më shumë se 40 milionë dollarë/vit për barnat për qytetarët dhe 100 milionë dollarë për barnat e rimbursueshme”, tha Manastirliu.

Duke u ndalur tek rritja e përfitimeve për qytetarët, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh: “Nga indeksimi i çmimeve të barnave të miratuar së fundmi nga qeveria, krijohet mundësia për të rritur përfituesit që marrin falas barnat me rimbursim dhe sigurimin e terapive të reja të mjekimit”.

Sa i takon investimit për depon e re të barnave në QSUT, Manastirliu tha se ky investim për sigurinë e qytetarëve.

“Ky është një investim që në thelb i shërben sigurisë së qytetarëve, barnave të sigurta për ta, kombinimeve të barnave që do të kryhen në kushtet e duhura për terapi sa më efikase për pacientët, ruajtjes me standarde te medikamenteve dhe padyshim edhe transparencës për qarkullimin e barnave brenda shërbimeve të QSUT”.

Ndërtimi i depos qendrore të barnave të QSUT, me një sipërfaqe mbi 2600 metër katror, përfshin edhe aparaturat e teknologjisë së lartë. Depo qendrore e barnave në QSUT do të ketë 7 dhoma frigoriferike për ruajtjen dhe magazinimin e barnave dhe materialeve të mjekimit, sipas standardeve më të mira bashkëkohore. Godina e re qendrore për ruajtjen dhe sigurinë e barnave do të ketë edhe karantinë për barnat e skaduara apo materiale të rrezikshmërisë së lartë.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Kylie Jenner nuk i le vend imagjinatës, i çmend të gjithë me xhirimet nga “Playboy”

FOTO/ Kylie Jenner nuk i le vend imagjinatës, i çmend të gjithë me xhirimet nga "Playboy"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
AP publikon raportin vjetor: 5 burgje duhen mbyllur, cenojnë dinjitetin njerëzor!

Avokati i Popullit prezanton raportin 2025, Shabani në Vlorë, fokusi te pronat dhe ankesat

July 10, 2026
“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In