• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Karantina 10-ditore pengon turistët polakë/ Mund të stepen për të zgjedhur Shqipërinë

by Java News
06/07/2021 08:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Turistët polakë që po fluturojnë drejt Shqipërisë me chartera që prej mesit të majit përbëjnë grupin kryesor të turizmit të organizuar që po frekuenton bregdetin shqiptar. Por një vendim i fundit që po diskutohet në qeverinë polake mund të penalizojë ata që duan të vizitojnë Shqipërinë. Përfaqësues të kompanive polake në Shqipërinë thanë për “Monitor” se kjo nuk është diçka që lidhet me Shqipërinë në mënyrë të drejtpërdrejtë por se e cenon atë nëse do të vihet në jetë.

“Vendimi për momentin ende nuk është miratuar dhe mbetet pezull. Ky vendim parashikon 10 ditë karantinë nëse kthehesh në Poloni nga një vend që nuk është pjesë e Shengen. Bëhet fjalë gjithmonë për njerëzit që ende nuk janë vaksinuar. Gjithsesi vendimi parashikon që nëse po këta individë kryejnë një test për COVID pas 7 ditësh në karantinë dhe ai rezulton negativ atëherë nuk ka nevojë që të vijojë të mbahet karantina” thanë këta përfaqësues.

Vendimi i qeverisë polake nisi të diskutohet si efekt i rritjes së rasteve të atyre që kanë rezultuar të infektuar me variantin Delta të virusit. Nga Ministria e Shëndetësisë në këtë vend u konfirmua se rastet me këtë variant ende nuk ishin të shumta por vendosja e këtyre masave bëhet për të mos pasur rritje të shpejtë.

Përmasat e ndikimit të këtij vendimi të qeverisë polake që ende s’ka hyrë në fuqi mbeten të paqarta edhe për vetë operatorët shqiptarë pasi aktualisht sezoni turistik është në vazhdim dhe rezervimet janë kryer ndërkohë që mund të ndikojë si frenues për ata që ende nuk e kanë kryer një të tillë. Përfaqësues të strukturave hoteliere në vend thanë se kjo sigurisht nuk do t’i shërbejë pozitivisht turizmit vendas. Në një rast si ky sipas turoperatorëve shqiptarë duhet të jetë qeveria e cila duhet të lobojë për të krijuar akses që Shqipëria e cila aktualisht ka një risk të ulët për përhapjen e COVID-19 të trajtohet më vete me një marrëveshje.

Të dhënat e fundit për lëvizjen e shtetasve në vend tregojnë se në janar-mars një ndër vendet me hyrjet më të larta, ishte Polonia 4,5 herë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vetëm në maj në vendin tonë kanë hyrë 4.701 shtetas polakë ndërkohë që turoperatorët kanë konfirmuar se minimalisht janë mbi 20 chartera  në javë që vijnë për turizëm të organizuar të përqendruar kryesisht në Durrës./ Monitor.al

g.kosovari

Next Post
Shuhet poeti dhe kineasti Petrit Ruka/ Vuante nga një sëmundje në zemër

Shuhet poeti dhe kineasti Petrit Ruka/ Vuante nga një sëmundje në zemër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

March 18, 2026
Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In