• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Karamuço zbulon prapaskenat e dhunës në Tiranë, dyshime për dorë të huaj, municione mes protestuesve dhe thirrje për akte terroriste

by E B
18/10/2026 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se në protestat e dhunshme në Tiranë, ka ndikim të huaj.

Në një intervistë për “Breaking News” në ABC News, Karamuço u shpreh se ndikimi i haj gjen një vatër, për ta bërë të dhunshme për interesat e tyre.

Sipas Karamuços, mund të ketë edhe zgjatime të lëvizjes së antifës, teksa kërkoi që qeveria shqiptare të japë emra se kush qëndron pas dhunës.

“Ndikimi i huaj, e kemi paralajmëruar prej shumë kohësh, ka gjithmonë dorë të huaj. Kjo që po ndodh në Tiranë, po ndodh edhe në kryeqytetet e tjera në Evropë. Gjithmonë ata drejtohen te një vatër, për ta bërë të dhunshme për interesat e tyre. Rusia, boshti sllav që mbërrin deri në Ballkan, po e shfrytëzon. Po bindem që kemi edhe zgjatime të lëvizjes së antifës. E kam kërkuar që qeveria ka detyrimin të tregojë me emra, kush po e bën këtë regji dhunë në Tiranë. Duam emra, mjaft më me teori. Ka ardhur koha për emra dhe masa konkrete”, tha ai.

Karamuço nënvizoi gjatë protestës së djeshme në Tiranë, janë gjetur municione, teksa në sallën operative të policisë ka pasur telefonata, për të shtëna me armë zjarri.

Ndër të tjera, eksperti tha se në grupe telegrami ka pasur thirrje për akte terroriste.

“Dje në darkë janë gjetur municione brenda turmës. Në sallën operative të policisë ka pasur telefonatë, se ka pasur të shtëna me armë. Krahas kërcënimit për një akt terrorist, që RENEA rrethoi Kryeministrinë. Kryeministri i vendit ka detyrimin të bëjë transparencë dhe të gjejë zgjidhje. Për grupet e zjarrit dhe për dirigjentët e kësaj rruge, duhet të përgjigjet ligji. Informacionet që vijnë në mënyrë operative, ndërmerren masa. Janë vënë re thirrje për akte terroriste. Këto e kanë bërë situatën e rrezikshme. Institucionet duhet të veprojnë dhe për këto grupe duhet të gjejë organizatorin. Kush është ky person, grup që fshihet? Ne na dhemb më shumë Tirana, atdheu dhe një qeveri e zakonshme.

Ka qenë një nga informacionet që ka qarkulluar mbrëmë. Institucionet duhet ta bëjnë transparente, kush fshihet mbrapa këtyre urdhërimeve për përmbysjen e rendit kushtetues. Të gjitha mediat, portalet, i bëj thirrje, të ndajnë protestën paqësore të studentëve dhe të dënojnë dhunën ndaj institucioneve, bizneseve private, punonjësve të Policisë së Shtetit. Ambasada amerikane ka burimet, oficerët e terrenit që mbledhin informacione. Kjo deklaratë është definicion i saktë se si e kanë lexuar ata. Kjo dhunë nuk do na çojë asgjëkundi, por në një përplasje me viktima”, përfundoi Karamuço.

Next Post
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Faleminderit për ftesën, por i kam thënë të gjitha për temën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com