• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Karakaçi: Në 2027-ën do të kemi vijën e parë hekurudhore funksionale në Shqipëri!

by A R
22/05/2026 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë një konference për mediat, këtë të premte, ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë Enea Karakaçi u ndal tek projekti i hekurudhës Tiranë-Durrës, ku sipas tij shinat kryesore kanë përfunduar.

Karakaçi pranoi se ka pasur vonesa, sepse kur është marrë kredia e parë projekti ka qenë i paplotë, megjithatë shtoi se në vitin 2027 do të kemi vijën e parë funksionale hekurudhore në vend.

“Hekurudha Shqiptare, pasi e ka maturuar projektin me bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, tashmë ka nisur procedurën për mbylljen e katër kilometrave të fundit, për ta sjellë hekurudhën në pikën e vet ku ka qenë gjithmonë te Stacioni i Trenit në Tiranë.

Në këtë kuptim unë vlerësoj se viti 2027 është i arritshëm, por do të stepesha për të dhënë një afat fundor, sepse një pjesë e projektit është në fazën e prokurimit publik. Në këtë fazë gjërat mund të shkojnë mirë, por mund të ketë edhe ndonjë vonesë. Megjithatë, patjetër që në vitin 2027 do të kemi vijën e parë hekurudhore funksionale në Shqipëri”, tha ministri.

Linja hekurudhore Tiranë–Durrës–Rinas, e cila do të operojë me tren elektrik dhe shpejtësi deri në 120 km/h, pritet të nisë funksionimin në fillim të vitit 2027 dhe krijon një sistem efikas dhe të lidhur mirë midis dy metropoleve. Ai siguron lidhje të shpejtë dhe të lehtë mes rrugëve, aeroportit dhe Portit të Durrësit, që është porti më i madh dhe më i rëndësishëm në rajon.

Sipas projektit të kësaj linje hekurudhore, koha e udhëtimit Tiranë-Durrës do të jetë 22 minuta dhe Tiranë-Rinas vetëm 12 minuta.

Linja do të ketë 11 stacione, të cilat do nisin nga Durrësi, për të vijuar në Shkozet-Sukth-Vorë-Kashar, linja këto ekzistuese me nevoja për rikonstruksion. Më pas aksi hekurudhor do të vijojë në Laknas, Aeroporti i Tiranës dhe Terminali i Transportit Publik Tiranë.

Next Post
I humbur prej dy ditësh/ Operacion kërkimi në Devoll, shpëtohet i moshuari

I humbur prej dy ditësh/ Operacion kërkimi në Devoll, shpëtohet i moshuari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com