• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Karabina: PD do e kushtëzojë votën në parlament me propozimet e veta

by A R
13/01/2024 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina u shpreh në “Ekspres” se demokratët do e kushtëzojnë votën në parlament me propozimet e veta.

“Pa asnjë diskutim ne do e kushtëzojmë votën tonë në parlament me propozimet tona. Në të kundërtën kjo qeveri do të tregoi që ka si qëllim interesat e veta dhe është një qeveri anti-kombëtare,” u shpreh ajo.

“Ne do i imponohemi mazhorancës,” tha zyrtarja demokrate, “që të bëhen ndryshimet e kërkuara në sistemin zgjedhor aktual, i cili fatkeqësisht ka goditur demokracinë edhe me ndryshimet kushtetuese të 2008. Në 15 nëntor PD-ja ka dorëzuar propozimet e veta duke kërkuar lista të hapura, baraz peshim të votës në shkallë kombëtare, votën e emigrantëve shqiptar.

Ndaj në pluralizëm partitë në parlament përfaqësohen në dy kampe, pozitë dhe opozitë dhe kush e ka thënë që nuk do të ketë bashkim votash të dy palëve të çështjes madhore në shërbim të qytetarëve,” tha znj. Karabina.

Duke komentuar rikthimin e z. Basha dhe daljes së tij në një komunikim me median pas 5 muajsh mungesë, znj. Karabina theksoi se, “ai ka qenë gjithmonë i pranishëm në PD dhe kur bërë një tërheqje për të mirë të partisë, ai është deputet në Parlament. Z. Basha që kur mori votëbesimin e demokratëve që kur mori PD-në ka zhvilluar qindra takime me demokratët në rreth të ndryshme.”

Ajo u shpreh se “Basha në të gjithë Shqipërinë ka riaktivizuar strukturat të cilat kanë qenë të pambështetura, inaktive. Kjo periudhë ka qenë një domosdoshmëri për të riformatuar PD-në, një proces në fakt që ende nuk ka përfunduar, sepse nuk duhet të nxitojmë për të zgjedhur njerëzit më përfaqësues.”

Për zëdhënësen, nuk ka qenë e lehtë për PD-në pas investimit që ka bërë establishmenti për mos e pasur alternativë qeverisëse këtë parti.

“Gjatë kësaj kohe ne kemi punuar për të evidentuar anëtarësinë tonë dhe pa pasur një parti të vitalizuar ne nuk mund të kërkojmë mbështetjen tek qytetarët. Partia Demokratike dhe në kuvendin e 2 shtatorit ka përcaktuar agjendën e saj politike. PD-ja në devizën e saj të politikëbërjes është orientimi euro-atlantik dhe perëndimor dhe ne nuk kemi ngjasa që të dalim në kundërshtim me aleatët tanë perëndimor,” theksoi ajo.

Sipas saj, kryeministrit Rama i intereson që të ketë përballë njerëz të cilët janë të sanksionuar, kërkon që të ketë një opozitë që nuk vjen dot në pushtet, sepse kjo është mënyra që e mban atë në pushtet.

“Kushti i vetëm për gjithë ata që dëshirojnë të bashkohen me PD-në zyrtare është mosbërja kompromis kundër interesave të partnerëve tanë ndërkombëtarë, mbështetje për punën e SPAK dhe të jenë të pakorruptuar,” u shpreh znj. Karabina.

/a.r

Next Post
Çipa: Konfederatë e opozitës? E kanë marrë me nge, s’ka kohë

Çipa: Konfederatë e opozitës? E kanë marrë me nge, s'ka kohë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

Zbardhet plani miliarda euro për 114 investimet, infrastruktura merr pjesën e “luanit”…

March 23, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

March 23, 2026
Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

March 23, 2026
Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

March 23, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Deputetët nxitës të dhunës, duhet të mbajnë përgjegjësi penale

March 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Mars 2026

March 23, 2026
Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

March 23, 2026
Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

March 23, 2026
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

“Pa logjikë të qartë”, analiza që zbërthen veprimet dhe fjalët e Trump

March 23, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Marsi mbyllet me mot të paqëndrueshëm! Sinoptikanët parashikojnë reshje shiu gjatë kësaj jave

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In