• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Karabina Jang, PD Qing

by Albert P. Nikolla
20/05/2020 21:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Albert Nikolla/

(Proverb rabinik: “I dituri e di atë që thotë; budallai thotë aq sa di”.)

Kur Mao nisi Revolucionin Kulturor në Kinë, bashkëshortja e tij e katërt Jang Qing, që e bitisi atë, u shndërrua në një ndër figurat më famëkeqe të Rojave të Kuqe të Revolucionit saqë për krimet e kryera u dënua në vitin 1981 nga vetë regjimi komunist. Klithmat e saj egërshane si të një kafshe të tërbuar kanë mbetur në kujtesën e miliona kinezëve. Kur i raportonin numrin e personave të leçitur në dacibaot kundër intelektualëve, ishte përherë e pakënaqur e ulurinte derisa bulçitë i shkonin vesh me vesh: “Shumë pak janë, më shumë duhet të dalin në dacibao! Uuuuuuuu – këlthisnin rojat e kuqe”!
Fama e saj u përhap shpejt në Kampin Socialist dhe disa persona kokëshkretë me mëndje sa të një pule, u përpoqën t’i ngjisnin asaj. Trashëgimia kulturore e krimeve të komunizmit, bartëse e denjë e të cilave është partia maoiste PD, ka brenda saj figura si Jang Qing, ku më e spikatura u shfaq ish ministrja ditësosur në atë post Karabina Jang Pd Qing. Karabina jonë e ciflave të Revolucionit Kinez leçiti sot intelektualët e Këshillit Bashkiak. E trishtë deri në dhimbje ta shikoje sot Jang Pd Qing tek kërkontë me klithma e zgërdhirje të poshtërontë anëtarët e Këshillit Bashkiak të Tiranës përballë turmave jeniçere të revolucionit!
Kjo mendjepulë, ngaqë nuk i ka dhuruar natyra asnjë dhunti, kur zgërdhihej e thërriste: poshtërojini, shikonte nga Maoja i saj për të marrë aprovimin. Nëse është e vërtetë që miklimi është ushqimi i budallenjve të fuqishëm, po aq e vërtetë është që ky ushqim është i shijshëm perherë. Edhe Goethe, në “Thënie dhe Refleksione”, dorëzohej dhe pohonte që “kush nuk ka dhunti duhet të mësojë të lajkatojë nëse do t’ia dalë mbanë në botë”.
Qeshja me vete teksa e vëreja Jang Pd Qing-un e më vinte ndër mend shkrimtari Luigi Malerba, i cili te “Kërcim i rrezikshëm (1968)” – përshkruante një atmosferë të zakonshme, të folurit me trurin e shkëputur, çlirimin e një rrjedhe banalitetesh, budallaleqesh dhe të pavërtetash. Mendova me vete, para se të dilte në foltore duhet t‘i kenë bërë klizëm truri të Shqupi.
Dhuntia e shumë njerëzve – mjerisht – mbështetet në asgjënë, në banalitet, në të zakonshmen, në sipërfaqësi dhe jo radhë në rëndomtësi. Krejt tubimet e rreme të opozitës parapolitike mbështeten në këtë zbrazëti si e Jang Pd Qing-ut dhe fakti që edhe ata kanë ndjekësit e tyre të shton dyshimin se po përhapet gjithnjë e më tepër ai model njeriu që Wilde shënjestronte aq pamëshirshëm: “I nderuar, mbani mend: budallenjtë të bëjnë përshtypje, mbi të gjitha për numrin e tyre!”. Megjithatë, nuk duhet harruar që ndonjë spërkatje mendjengushtësie dhe cektësie mund të arrije edhe mendjet dhe shpirtrat tanë. Në këtë rast, paraqitet nevoja t’i rrimë vetes mbi kokë dhe të jemi autoritikë duke përseritur bashkë me Psalmistin: “Do ta mbikqyr sjelljen time për të mos mëkatuar me gjuhën time, do t’i vë një kyc gojës simë”! Sa më larg tyre, aq më shëndetshëm jetohet!
Karabina Qing është naive e për këtë arsye bie në idiotësi, por lakmia e pushtetit e bën të bjerë edhe në keqdashje, të cilat i kryhen pa ligësi ndoshta, por që gjithsesi bëhen burim trishtimi për ndjekësit e saj. Shkujdesja dhe mirësjellja e një naivi nuk janë virtyte, përkundrazi janë burim marrëzirash, paurtësish, pakujdesish. Në të kundërt, thjeshtësia është një fitore që vjen nga asketizmi dhe nga pastrimi i mendjes dhe i zemrës. Jo më kot, poeti rus Sergej Esenin thoshte se “me u shfaqë të thjeshtë dhe të buzëqeshur është një art suprem” e sigurisht Qing-u nuk e kalon këtë pengesë!

Next Post
Gjykata lë në burg gjyshin monstër, akuzohet se ngacmoi seksualisht mbesën e tij

Gjykata lë në burg gjyshin monstër, akuzohet se ngacmoi seksualisht mbesën e tij

Comments 1

  1. ILIRI says:
    6 years ago

    Nuk ke cfare shton me per ate specie

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kokalari shpërthen ndaj militantëve të PD: Ai është Sali Berisha për ju o budallenj! Babai im i ka dhënë mësim, por ai adhuronte kushëririn tonë diktator

Kokalari sulmon Berishën pas protestës me molotovë: Dhunë katundarësh dhe akt turpërues!

January 25, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Disa konkluzione nga protesta e PD-së

January 25, 2026
Katedralja e Tiranës përkujton njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Kryepiskopit të Lumur Anastas

Katedralja e Tiranës përkujton njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Kryepiskopit të Lumur Anastas

January 25, 2026
Bujqësia në fokus, Rama paralajmëron financime të reja dhe Skemë Kombëtare 2026

Bujqësia në fokus, Rama paralajmëron financime të reja dhe Skemë Kombëtare 2026

January 25, 2026
Skandali në SHBA, të dhënat gjenetike të mijëra fëmijëve u keqpërdorën për “shkencë racore”

Skandali në SHBA, të dhënat gjenetike të mijëra fëmijëve u keqpërdorën për “shkencë racore”

January 25, 2026
Rama rikthehet te “21 Janari”: SPAK-u të zgjohet! Ky krim është njollë për drejtësinë shqiptare

Rama rikthehet te “21 Janari”: SPAK-u të zgjohet! Ky krim është njollë për drejtësinë shqiptare

January 25, 2026
Moti ekstrem godet SHBA, mijëra familje pa energji elektrike, mbi 13 mijë fluturime të anuluara

Moti ekstrem godet SHBA, mijëra familje pa energji elektrike, mbi 13 mijë fluturime të anuluara

January 25, 2026
12 mijë hektarë nën ujë, fatura e rëndë e përmbytjeve në vend

12 mijë hektarë nën ujë, fatura e rëndë e përmbytjeve në vend

January 25, 2026
Tjetër vrasje nga agjentë federalë në SHBA! Guvernatori i Minnesotas kërkon ndalimin e operacioneve të ICE-së

Tjetër vrasje nga agjentë federalë në SHBA! Guvernatori i Minnesotas kërkon ndalimin e operacioneve të ICE-së

January 25, 2026
Protesta e Berishës: 18 në pranga! Procedohen penalisht Bardhi, Balliu, Baçi e Minarolli

Protesta e Berishës: 18 në pranga! Procedohen penalisht Bardhi, Balliu, Baçi e Minarolli

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In