• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kaq e pati edhe “dashuria”?

by A R
17/04/2017 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SHBA dhe Rusia shkëmbyen paralajmërime të ashpra për Sirinë, javën që kaloi, teksa Sekretari i Shtetit Rex Tillerson u takua me homologun e tij rus në Moskë, disa ditë pasi Presidenti Trump kishte urdhëruar një sulm ushtarak, në një bazë ajrore të Sirisë, në shenjë hakmarrje për sulmin me armë kimike, nga ana e regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Më shumë se 80 civilë u vranë në sulmin me gaz sarin në qytetin e kontrolluar nga rebelët, Khan Sheikhoun, shumë prej tyre fëmijë. Shtëpia e Bardhë akuzoi Rusinë për vënien në zbatim të një “fushate keqinformimi”, për të mbuluar përdorimin nga ana e aleatit të saj, të agjentit vdekjeprurës nervor, dhe Tillerson tha se Presidenti Vladimir Putin duhej të hiqte dorë nga mbështetja e tij për Assadin, që të ketë ndonjë shans për marrëdhënie më të mira me SHBA dhe Perëndimin. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov denoncoi sulmin e SHBA, si “të paligjshëm” dhe paralajmëroi administratën Trump, që të mos sulmojë regjimin sirian në të ardhmen. “Ne besojmë se është thelbësisht e rëndësishme që të mos lejohet, që këto veprime të ndodhin përsëri”, tha Lavrov.

Pas sulmit me armë kimike të Sirisë, dy destrojerë të Marinës në Mesdheun lindor lëshuan 59 raketa Tomahouk ndaj bazës ajrore të Shayratit – baza e avionëve që kryen sulmin kimik. Zyrtarët amerikanë pohuan se raketat shkatërruan 20 për qind të avionëve sirianë. Në një fjalim televiziv, Trumpi tha se ai kishte vepruar për të mbrojtur “interesat vitale të sigurisë kombëtare të SHBA”, sepse Assadi ka shkelur marrëveshjet ndërkombëtare për armët kimike. Presidenti sirian, tha Trumpi: “u mori jetën civilëve të pambrojtur”, duke përfshirë “foshnja të bukura” dhe se ai është “një kafshë” dhe “person me të vërtetë i lig”.

Administrata dha disa mesazhe kontradiktore rreth politikës së saj të re në Siri. Sekretari i Mbrojtjes, James Mattis tha se sulmet shtesë mund të ndodhin, nëse Assadi përdor armët kimike përsëri, por se SHBA nuk kishte ndërmend të hynte “ në luftën civile më komplekse të planetit”.  Por Tillerson tha se Assadi nuk ka të ardhme, dhe se mbretërimit të tij po i vjen fundi. Putini, i cili zhvilloi edhe ai takim privat me Tillersonin, tha se sulmi kimik në Khan Sheikhoun ishte një inskenim, dhe se marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA vetëm sa janë përkeqësuar, me ardhjen e Trumpit. “Niveli i besimit … është përkeqësuar”, tha Putini.

Çfarë shkruajtën editorialët?

Teoria liberale se “Trumpi është një rob i Vladimir Putinit po duket gjithnjë e më pak e besueshme nga dita në ditë”, shkruante “The Wall Street Journal”. Pasi fillimisht vendosi që të ndjekë pasivitetin e Presidentit Obama në lidhje me mizoritë e Assadit, Trumpi tronditi dhe zemëroi Putinin duke dhënë një goditje hakmarrëse, “që banditët e botës do ta vënë re”. Assadi do të mendohet dy herë për përdorimin e gazit vdekjeprurës, shkruante “The Washington Post”, dhe aleatët e SHBA kanë arsye të shpresojnë se “Trumpi do të mbushë boshllëkun e lidershipit në Lindjen e Mesme dhe më gjerë”. Nuk është çudi, atëherë, “që veprimi i Trumpit u brohorit, nga Britania në Gjermani dhe nga Izraeli në Japoni”.

“Kthesa befasuese” e Trumpit, nga sllogani i tij “Amerika e Para” është thellësisht shqetësuese, shkruan “The New York Times”. Kur presidenti sirian nisi një sulm shumë më vdekjeprurës kimik në vitin 2013, duke vrarë 1400 njerëz, Trumpi i bëri thirrje Obamës që të mos hakmerret. Kjo goditje ngre një mori pyetjesh: A ishte sulmi i ligjshëm, pa autorizimin e Kongresit? “A ishte një përgjigje e izoluar”, përballë pamjeve të foshnjave të vdekura, apo pjesë e një “strategjie më të gjerë”?

Çfarë shkruajtën opinionistët?

“Trumpi mori të gjitha vendimet e duhura në Siri”, shkruante Walter Russell Mead në “WSJ”. Sulmi kimik i Assadit ishte një provë “për të parë guximin e Shtëpisë së Bardhë”. Me zgjedhjen e një reagimi të kufizuar, por simbolikisht të fuqishëm, Trumpi “riktheu me sukses prestigjin e Amerikës” dhe siguroi aleatët nervozë. Ishte prova e parë serioze në politikën e jashtme për presidentin, dhe “ai e kaloi me sukses”.

“Do të duhet më shumë se një sulm me raketa për të pastruar rrëmujën e Obamës në Siri”, shkruante Robert Kagan në “The Washington Post”. Obama duhet ta kishte dënuar Assadin, kur presidenti sirian e shkeli për herë të parë të famshmen “vijë të kuqe”, me një sulm kimik. Në vend të kësaj, Obama bëri një marrëveshje boshe me Rusinë, për të hequr qafe rezervat e armëve kimike të Sirisë. Refuzimi i tij për të ndërhyrë, u hapi derën Rusisë dhe Iranit, për të lëvizur asetet ushtarake në Siri dhe për të shpëtuar nga kolapsi, regjimin gjenocidal të Assadit. Trumpi tani duhet që të ndjekë “një strategji gjithëpërfshirëse politike, diplomatike dhe ushtarake, për të riekuilibruar situatën në Siri, në favor të Amerikës”.

Kaq e pat, edhe dashuria Trump-Putin, shkruante L. Todd Wood në “The Washington Times”. “Në një goditje të shkëlqyer,” Trumpi paralajmëroi Assadin,”nxorri zbuluar mbështetjen e Rusisë për barbarizmin e tij në një mënyrë shumë publike” dhe “goditi fort versionin mediatik, që Trumpi është kukull e Putinit”. Marrëdhënia e Trumpit dhe Putinit do të bëhet gjithnjë e më e ftohtë, nëse SHBA shtyn për largimin e Asadit, shkruante Philip Gordon në “The Washington Post”. Për udhëheqësin paranojak të Rusisë “koncepti i ndryshimit të regjimit është mallkim”.

Le të kujtojmë se sulmi me raketa i Trumpit, me të vërtetë nuk ndryshon asgjë në Siri, shkruante Max Boot në “Foreign Policy”. Presidenti tha gjatë kësaj jave se “ne nuk jemi duke shkuar në Siri”, dhe nuk ka treguar prirje për hartimin e “një plani diplomatiko-ushtarak”, për t’i dhënë fund luftës civile gjashtë-vjeçare. Assadi mbetet i lirë, për të vrarë civilët me armë konvencionale dhe bomba. “Nëse ka një strategji koherente të administratës, për momentin është e pamundur ta dallosh”.

Çfarë do të ndodhë?

Reagimi i Assadit ndaj sulmit me raketa “do të na tregojë shumëçka”, shkruante Hal Brands në “Bloomberg”. Nëse presidenti sirian është më shumë i egër se sa strategjik, ai do e tregojë sfidën e tij duke goditur më fort zonat e rebelëve, e mbase do të përdorë sërish armë kimike. Në fund, kjo mund ta kthejë komunitetin ndërkombëtar kundër tij, si dhe do të bëjë të ligjshëm rrëzimin nga pushteti, “që deri sot ia ka dalë ta shmangë”, pavarësisht rolit të tij në vdekjen e 500 mijë njerëzve.

Por nëse e merr mesazhin dhe ul profilin për pak kohë, duke bërë kinse sikur ka interes të negociojë me opozitën, Assadi “mund t’ia dalë që t’i shpëtojë edhe një herë litarit – dhe ndoshta të kthehet tek format më pak spektakolare të vrasjes, që komuniteti ndërkombëtar ka treguar se i ka toleruar, prej më shumë se gjashtë vitesh”.

bota.al

Next Post
Champions League: Sot luhen ndeshjet në fazën e grupeve

Parashikimet e basteve, Juventus e Real kalojnë lehtësisht për në gjysmëfinale, ja 2 favoritet e tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti: Njerëz të ardhur nga Greqia në protestat kundër investimit në Zvërnec

Analisti: Njerëz të ardhur nga Greqia në protestat kundër investimit në Zvërnec

June 3, 2026
Incidenti në fushë, Hysaj: Reagova kur u prekën tifozët!

Incidenti në fushë, Hysaj: Reagova kur u prekën tifozët!

June 3, 2026
Preç Zogaj për Zvërnecin: Konflikti lidhet drejtpërdrejt me statusin e pronës, SPAK të tregojë si qëndron e vërteta

Preç Zogaj për Zvërnecin: Konflikti lidhet drejtpërdrejt me statusin e pronës, SPAK të tregojë si qëndron e vërteta

June 3, 2026
Situatë kritike në Lindjen e Mesme! Irani shënjestron anijen amerikane dhe kërcënon se do të rinisin luftën nëse Izraeli sulmon Bejrutin

Situatë kritike në Lindjen e Mesme! Irani shënjestron anijen amerikane dhe kërcënon se do të rinisin luftën nëse Izraeli sulmon Bejrutin

June 3, 2026
VIDEO/ Autori i golit provokon tifozët shqiptarë, çfarë ndodhi në ndeshjen Shqipëri-Izrael

VIDEO/ Autori i golit provokon tifozët shqiptarë, çfarë ndodhi në ndeshjen Shqipëri-Izrael

June 3, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

A është protesta, arketipi i Gjeneratës shqiptare Z?!

June 3, 2026
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta për Zvërnecin

Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta për Zvërnecin

June 3, 2026
Avokati: PD e urren protestën, sepse ajo nxjerr në pah dështimin e opozitës

Avokati: PD e urren protestën, sepse ajo nxjerr në pah dështimin e opozitës

June 3, 2026
“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

“Beogradi është i shqetësuar”, gazetari: Serbia nuk e do lidhjen e familjes Trump me Shqipërinë

June 3, 2026
Nga “ishulli Epstein” te pretendimet për “tokë greke”, Zvërneci dhe Sazani në shënjestër të propagandës ruse dhe greke

Nga “ishulli Epstein” te pretendimet për “tokë greke”, Zvërneci dhe Sazani në shënjestër të propagandës ruse dhe greke

June 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In