Policia Kufitare godet një tjetër tentativë të “Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.
Policia Kufitare në Kapshticë bën me dije se ka sekuestruar një sasi prej 20.8 gr kokainë, ndërsa ka bërë të mundur arrestimi e autorit.
Mësohet se në pranga ka rënë Dhimitër Kullolli, 56 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar që shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar në mjetin tip “Mercedes-Benz” me të cilin ky shtetas u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 20.8 gram lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.
Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë. Materialet i kaluan Prokurorisë për Krimet e Rënda në Tiranë për veprën penale : “Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 283/a e 22 të Kodit Penal./a.m.
