Jane 25 emigrantë shqiptarë kanë hyrë sot nga pika e kalimit kufitar i Kapshticës për në vendin tonë. ‘BalkanWeb’ raporton se emigrantët janë akomoduar në një nga hotelet e qytetit të Korçës, ku do i duhet të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë.
Bëhet fjalë për të njëjtin hotel ku më herët qëndruan 37 emigrantët e parë të karantinuar, të cilët dolën sot për t’u kthyer pranë familjeve të tyre.
Sipas të dhënave nga pika kufitare e Kapshticës, javën e Pashkës kishte rënë ndjeshëm numri i emigrantëve qe hynin në Shqipëri, por ditën e sotme u rrit ndjeshëm numri i tyre. Ashtu sikurse ka ndodhur edhe me emigrantët e tjerë, këta shtetas, do iu duhet të qëndrojnë në hotel me shpenzimet e tyre, ndërsa do të mbikëqyren nga policia, forcat e ushtrisë si dhe punonjës të Shëndeti Publik. BW