• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kapriçot e motit në pranverë! Stuhi dëbore në drejtim të Shqipërisë, Kosovës, dhe Maqedonisë së Veriut

by Java News
01/04/2020 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Stuhia më e fuqishme e borës e këtij dimri pritet pikërisht në ditën e parë të Prillit dhe kjo nuk është asgjë e jashtëzakonshme duke pasur para sysh se kemi pasur një dimër mjaft të butë sivjet dhe se natyra i ka metodat e saj të kompensimit.

Sidoqoftë, sot kemi depërtimin e ajrit të ftohtë polar nga veriu dhe si rezultat do të kemi krijimin e një cikloni në jug të Detit Adriatik i cili shumë shpejt do të rrugëtojë në drejtim të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Ky ciklon do të tërheqë sasi të madhe të ajrit të lagësht nga Mesdheu dhe për këtë arsye priten reshje të dendura atmosferike. Në viset bregdetare priten reshje mjaft të dendura shiu, kurse në viset mesdhetare do të kemi reshje mjaft të dendura bore.

Reshje bore sonte do të fillojnë në Kosovë dhe këto reshje pritet të intensifikohen gjatë natës dhe ditës së nesërme. Në tërë territorin e Republikës së Kosovës pritet krijimi i shtresave të borës duke përfshirë edhe ultësirat. Në viset kodrinore-malore do të ketë reshje intensive bore deri në 30 cm., lokalisht edhe më shumë. Nëpër ultësira trashësia e borës do të jetë afërsisht nga 8 deri në 25 cm.

Reshje të fuqishme bore priten edhe në veri dhe lindje të Shqipërisë, kurse reshjet më intensive apo më të fuqishmet pritet të jenë në Maqedoninë e Veriut ku trashësia e borës pritet të arrijë deri në gjysmë metër në disa rajone kodrinore-malore. Reshjet e borës do të paraqiten shkurtimisht edhe në disa rajone ku bora është dukuri e rrallë me përjashtim të perëndimit dhe jugut të skajshëm të Shqipërisë.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksuara dhe gjatë netëve të ardhshme mund të ndodhë që të kemi acar të fortë, por kjo do të varet nga vranësirat gjatë natës. Nëse gjatë natës moti kthjellohet tërësisht atëherë rreziku për acar është i madh, por të shpresojmë që gjatë netëve të ardhshme të kemi vranësira dhe në këtë mënyrë pemët dhe kulturat tjera do të shpëtonin.

Të enjtën na pret mot i freskët dhe pa reshje atmosferike. /Meteoballkan/

Next Post
Shqipëria kryeson këtë javë CEFTA-n, Calavera: 10 milionë euro grante të BE-së në dobi të biznesit

"Korsitë e gjelbra", Calavera: Përgëzojmë qeverinë Rama! Medikamentet dhe ushqimet duhet të lëvizin brenda Ballkanit Perëndimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

Vdes i riu që vrau 9 persona në Poloni. Publikohen videot e përplasjes së përgjakshme me policinë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In