Vala e ftohtë ka kapluar gjithë rajonin. Në Slloveni situata është dramatike, jo nga i nxehti por nga i ftohti pasi atje bie borë në mes të stinës së verës.
Borë ka rënë edhe në majë të Trigllavës në lartësi 2 mijë e 515 metra mbi nivelin e detit ndërsa në pjesë të tjera ka rënë shi.
Edhe në Serbi ka patur stuhi. Kapriçiot e motit duket se nuk kanë fund. Në Maqedoni vdiqën 22 persona nga përmbytjet disa ditë më parë.









