Zyra e OSBE në Tiranë ka përgëzuar policinë shqiptare për kapjen e Klement Balilit, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Në një reagim të saj OSBE nënvizon se ka përpjekje disavjeçare në luftën kundër krimit të organizuar. “E përgëzojmë Policinë e Shtetit për arrestimin e trafikantit të akuzuar ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky është një hap tjetër i rëndësishëm në luftën e Shqipërisë kundër krimit të organizuar”, nënvizohet në deklaratë.
“Shohim që përpjekjet disavjeçare në luftën kundër krimit të organizuar, edhe një herë, po sjellin rezultate konkrete dhe të rëndësishme në Shqipëri. E përgëzojmë Policinë e Shtetit për arrestimin e trafikantit të akuzuar ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky është një hap tjetër i rëndësishëm në luftën e Shqipërisë kundër krimit të organizuar. Ne do të vijojmë të mbështesim përpjekjet e vendit për fuqizimin e shtetit të së drejtës”, thuhet në deklaratën e OSBE./a.meta/javanews.al