• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Droga e Kavajës, burg 5 të arrestuarve. Zbardhen dëshmitë, lëvizjet dhe rolet e tyre

by Java News
17/07/2017 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata për Krime të Rënda ka lënë në burg pesë personat të cilën u arrestuan për trafikun e 1.3 ton kanabis në Kavajë.

Paraditen e sotme Gjykata njohu me masën e sigurisë  Jani Sadikaj,  Kejvi Hajdarin, djalin e ish-shefit të krimeve në Gramsh, Roland Hysenbelliun, Aristotel Kasaj dhe Arvis Muçaj.

Ata mohuan se kishin lidhje me sasinë e drogës së sekuestruar, por Prokuroria ka pasur prova të mjaftueshme për t’i kërkuar trupit gjykues lënien e tyre në qeli.

Tre të rinjtë deklaruar se në Kavajë ndodheshin për drekë, ndërsa në kthim kanë humbur rrugën dhe për këtë shkak kanë kërkuar ndihmë nga një patrullë policie.

Por detaji që tradhton të dyshuarit, është një përgjim në ambientet e policisë së Kavajës, pasi ata ishin shoqëruar.

Joni Sadikaj ka porositur dy shokët e tij Kejvi Hajdaraj dhe Roland Hysenbelliu që të mohojnë akuzat dhe të mos flasin përpara policisë, kjo për të shmangur dëshmitë kontradiktore.

Në këtë moment, policia i arreston tre të rinjtë, të dyshuar si posedues të lëndës narkotike.

5 personat janë përfshirë në tentativën për trafikimin e rreth 1.3 ton kanabis sativa, e cila u zbulua katër ditë më parë në zonën e bregdetit të Kavajës.

Sasia prej 1,3 tonë drogë, e cila u kap katër ditë më parë në Kavajë teksa transportohej drejt plazhit të Gjeneralit për t’u nisur për trafikim në Itali, vinte nga zonat e Tepelenës.

Prokuroria për Krime të Rënda, në bazë të hetimeve paraprake, ka siguruar të dhëna, të cilat krijojnë dyshime të arsyeshme për përfshirjen e 5 personave të ndaluar me urdhër të Prokurorit. Hetimet nisën, pas zbulimit nga Policia e Kavajës të mbi 1.3 ton kanabis sativa, katër ditë më parë.

Të enjten në mbrëmje, Policia e Kavajës zbuloi dy mjete, një furgon dhe një fuoristradë Land Rover, një sasi prej 1350 kg lëndë narkotikë (konkretisht, 1 ton u gjet në furgon dhe 350 kg në mjetin fuoristradë “Land Rover”). Personat që gjendeshin në këto dy mjete janë larguar me shpejtësi.

Në vijim u shoqëruan në Komisariat 3 shtetas, të cilët gjendeshin në një veturë tip SAAB, pranë vendit ku u gjend lënda narkotike. Këta shtetas u identifikuan: Kejvi Hajdari, Roland Hysenbelliu dhe Joni Sadikaj. Sipas akuzës, veprimet hetimore u drejtuan nga Prokuroria e Kavajës, e njoftuar për ngjarjen nga ana e Policisë lokale.

pilotet1

DËSHMITË KONTRADIKTORE

Me zbulimin e skafit, grupi hetimor krijoi dyshimet se lënda narkotike ishte për qëllim trafikimi dhe, për këtë arsye, hetimi i kaloi për kompetencë Prokurorisë për Krime të Rënda. Kjo e fundit ka marrë deklarime nga të ndaluarit, të cilët kanë dhënë shpjegime kontradiktore.

Pas marrjes në pyetje të tre personave të shoqëruar, si edhe pas identifikimit të dy personave të tjerë që kishin lidhje pronësie apo përdorimi me mjetin tip fuoristradë ku u gjet një pjesë e lëndës narkotike (rreth 350 kg), Prokuroria urdhëroi ndalimin e të pestëve, si persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale të “Trafikut të lëndëve narkotike”.

ROLET NË TRAFIKIM

Bazuar në provat e mbledhura Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme për përfshirjen e tyre, në bazë të të dhënave paraprake, si më poshtë: Kejvi Hajdari, Joni Sadikaj dhe Roland Hysenbelliu kanë deklaruar se janë nisur nga Tepelena me mjetin tip Saab, të drejtuar nga Kejvi Hajdari, për t’u ulur për drekë në Kavajë. Pasi kanë përfunduar drekën, në mbrëmje vonë janë nisur për t’u kthyer, por kanë humbur rrugën në zonat rurale të Kavajës.

Ata kanë konstatuar një patrullë policore, të cilët e kanë pyetur për rrugën, por në këtë moment, ata janë shoqëruar nga ana e Policisë. Ata mohojnë përfshirjen në trafikun e narkotikëve. Por, në bazë të veprimeve hetimore, rezulton se për shtetasit Kejvi Hajdari- ai deklaron se ka qenë nën drejtimin e mjetit Saab, por rezulton se ai ka përdorur gjatë ditës së enjte edhe kamionçinën, e sekuestruar tashmë, e cila gjendej e mbyllur pranë një karburanti në Kavajë.

Po kështu, për shtetasin Roland Hysenbelliuai deklaron se ka qenë pasagjer në mjetin e drejtuar nga Kejvi Hajdari dhe ishin për drekë shoqërore në Kavajë. Ndërkohë, në Kavajë është gjetur një tjetër mjet i mbyllur, Toyota, i cili rezulton të jetë blerë nga një familjar i tij rreth dy muaj më parë në Tepelenë.

Nga ana tjetër, në lidhje me Joni Sadikaj, në furgonin ku u zbulua 1 ton lëndë narkotike, u gjet edhe një kartë telefonie celulare. Në bazë të veprimeve hetimore, rezultoi se kjo kartë është blerë në Tepelenë nga një shtetas, i cili nuk e kishte përdorur asnjëherë, por ia kishte dhënë shtetasit Joni Sadikaj.

Pas ndalimit të tre personave të mësipërm, Prokuroria për Krime të Rënda urdhëroi ndalimin edhe të shtetasve: Aristotel Kasaj dhe Arvis Muçaj. Ata rezultojnë të kenë lidhje me pronësinë e mjetit tip fuoristradë, në të cilën u gjend rreth 350 kg lëndë narkotike.

Ata kanë mohuar të jenë përfshirë në veprimtarinë e trafikimit të lëndës narkotike. Gjithsesi, ata kanë dhënë dëshmi mbi tjetërsimin e pronësisë së mjetit, të cilat po verifikohen në vazhdim.

a.ç

Next Post
Vrasja në lokalin e natës tek ‘Uji i Ftohtë’ Vlorë, kapet pas tre muajsh njëri prej autorëve

Vrasja në lokalin e natës tek 'Uji i Ftohtë' Vlorë, kapet pas tre muajsh njëri prej autorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

3-P, Presidenti vs protestë

June 13, 2026
Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

June 13, 2026
Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

June 13, 2026
“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

June 13, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Axhenda anti-Trump, Berisha në ‘liridalje’ dhe ambasadori i ri i SHBA

June 13, 2026
Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

June 13, 2026
Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

June 13, 2026
Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

June 13, 2026
“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

June 13, 2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

June 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In