Pas kapjes së 1.2 tonëve kanabis në Derven Të Krujës, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar duke thënë se sasia e drogës së kapur këtë mbrëmje ishte në pronësi të kryebashkiakut të Krujës Artur Bushi.
Basha thotë se meritat për këtë aksion ishin të Prokurorisë dhe SHISH.
“1.2 ton drogë të Artur Bushit u kapën sot falë punës së përbashkët të SHISH dhe Prokurorisë. Përgëzoj dhe falenderoj punonjesit me integritet dhe kurajo te ketyre dy institucioneve”, shkruan Basha në rrjetin e tij social./java/a.k