• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kapitullimi i ish-komandantëve të UÇK, si hoqën dorë Thaçi e Haradinaj nga shfuqizimi i Speciales

by Java News
01/02/2018 17:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hashim Thaçi dhe shefi i ekzekutivit Ramush Haradinaj janë zmbrapsur pothuajse në të njëjtën kohë nga qëndrimi që kishin kundër Gjykatës Speciale, duke deklaruar se ajo nuk mund të shfuqizohet. Mirëpo, deputetët që nënshkruan nismën thonë se ende kanë mendimin e njëjtë, tashmë të kundërt me shefat e tyre. Megjithatë, disa prej tyre besojnë se tentativa e tyre në mungesë të votave do të dështojë, shkruan Gazeta Express.

Ishte i pari kryeministri i vendit që deklaroi se ekzistimi i Gjykatës Speciale nuk do të vihet në pikëpyetje, sepse, sipas tij, ajo është krijuar me ndryshime kushtetuese dhe është votuar me shumicë parlamentare. Tjetri nga tre ideatorët për shfuqizim të Speciales, presidenti Thaçi, të enjten deklaroi se përfundimisht ajo nuk mund dhe nuk do të shfuqizohet.

“Gjykata Speciale nuk mund të shfuqizohet dhe nuk do të shfuqizohet. Ky është qëndrimi i shtetit”, deklaroi ai.

Tërheqje tjetër kishte bërë edhe Kryetari i kuvendit, Kadri Veseli, i cili theksonte se klasa politike nuk ka fuqi ta ndalojë shfuqizimin e saj. Mirëpo, ishin këta tre komandantë që u përfolën se kishin shtyrë deputetët drejt kësaj nisme. Në ditën kur nënshkrimet u mblodhën, pas një takimi të mbyllur për media, të parët e shtetit nuk thanë asgjë edhe pas paralajmërimeve të shumta nga ndërkombëtarët.

Por, përkundër tërheqjes së nismëtarëve të këtij procesi, deputetët që nënshkruan nismën vazhdojnë të mbrojnë qëndrimet e njëjta, tashmë të ndryshme me shefat e tyre. Deputetja e AAK’së Time Kadrijaj, në një deklaratë për Expressin, bëri të ditur se nuk tërhiqen nga qëndrimi i tyre. Ajo thotë se AAK është kundër, mirëpo, dyshon se iniciativa e tillë do të ketë sukses në Kuvend.

“Është procedura parlamentare që Kuvendi i Kosovës e ka dërguar si iniciativë ne Qeverinë e Kosovës dhe Qeveria e dërgon përmes dikasterit përkatës. Ne nuk jemi tërhequr, po në bazë të deklarimeve ju e dini që përmes votave të deputetëve po e shoh që LDK nuk do ta votojë, Vetëvendosja nuk do ta votojë”, thotë deputetja.

Deklaratat e Kryeministrit për Specialen ajo i komenton duke shtuar se kryeministri mban atë mendim, pasi që edhe ai e ka parë se ka mungesë të votave.

“Ne nuk kemi ndërruar qëndrim, ne jemi kundër se ne kemi votuar kundër. Por, për shkak të votave, se duke i parë deklarimet që po i bëjnë deputetët e caktuar për shkak të votave ndoshta edhe kryeministri ka thënë ashtu. Përndryshe ne si Aleancë nuk kemi ndërruar qëndrim se ne edhe kur është fuqizuar unanimisht kemi qenë kundër, jemi kundër dhe kjo ka qenë arsyeja pse i jemi përgjigjur kësaj nisme”, deklaroi Kadrijaj.

Ajo madje kritikon kolegët e saj deputetë për ndërrim të qëndrimeve.

“Ne nuk kemi qenë iniciues, ne vetëm kemi nënshkruar edhe si kemi qëndruar kemi qenë konform qëndrimeve tona, veprimeve tona të mërparshme, përkundër disa subjekteve politike që kanë qenë kundër, ndërsa tash po e përkrahin një nismë të tillë”, përfundoi Kadrijaj.

Ndërkaq, deputetë të PDK’së që nënshkruan iniciativën për shfuqizim nuk pranuan të deklarohen.

Ideja për shfuqizimin të Gjykatës Speciale bëri që ndërkombëtarët të alarmojnë politikanët kosovarë për pasojat që mund t’i sjellë shtetit.

Next Post
Policia shpërndan ndihma për familjet e përmbytura

TIRANE/ Burri merr urdhër mbrojtje, e dhunonte gruaja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In