• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kapiteni serb: Në Shqipëri për fitore dhe jo për hakmarrje

by Java News
03/10/2015 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lojtari serb i Çelsit, Branislav Ivanoviç, ka folur për ndeshjen kualifikuese të 8 tetorit, Shqipëri-Serbi. Një nga mbrojtësit më të mirë në botë nuk kërkon që të tijtë të bazohen tek ajo që ndodhi 14 tetorin e kaluar në Beograd, për t’u hakmarrë ndaj shqiptarëve, por të synojnë fitoren në fushën e lojës. Duke folur për “Vecernji Novosti”, kapiteni i kombëtares serbe tha:

“Ne lojtarët e dimë se nuk kemi kontribuar fare në dënimet drakonike që dha UEFA dhe KAS-i për ndeshjen e parë kualifikuese. Ne e kemi vuajtur dhe duruar në mënyrën tonë vendimin që u dha përfundimisht nga Gjykata Sportive e Lozanës, i cili për mua nuk ishte i drejtë. Nuk ka vend për asnjëlloj hakmarrjeje, përpos dëshirës për t’i mposhtur rivalët.”

Serbia ia ka thënë me kohë “lamtumirën” kualifikimit në “Francë 2016”, por Ivanoviç garanton se do të bëjnë gjithçka për të fituar në “Elbasan Arena”. Ai kërkon futboll e “fair-play” në fushën e lojës, për të mos përjetuar më ndodhi si ato të 14 tetorit 2014, në Beograd. “Nuk kemi frikë, jemi shumë të motivuar për ndeshjen që do të luajmë në Shqipëri më 8 tetor, – shton kapiteni Branislav Ivanoviç në intervistën për “Vecernji Novosti”. – E përsëris, kemi një motivim të veçantë, për shkak se kjo ndeshje është historike dhe, para së gjithash, duhet ta fitojmë. Sa i takon rezultatit, për ne kjo ndeshje nuk ka rëndësi, por nuk mund të harrojmë atë që ndodhi në Beograd, sepse 14 tetori i vitit të shkuar solli shumë dëme për Serbinë.”

Kapiteni serb nuk pret provokime nga tribunate e stadiumit: “Unë nuk mendoj se do të ketë incidente, duke pasur parasysh faktin se ne nuk e kuptojmë gjuhën e tyre. Pra, çfarëdo të thonë shqiptarët nga tribunat e stadiumit, nuk do të na prekë neve psikologjikisht. Ata janë nën presion më shumë se sa ne, sepse janë organizatorë të ndeshjes dhe ndëshkimet për çdolloj gabimi janë të rrepta nga UEFA. Ne si futbollistë nuk mendojmë fare për këto gjëra, por vetëm të japim më të mirën në fushë, të përfaqësojmë si duhet vendin tonë,” – përfundon lojtari i Çelsit për “Vecernji Novosti”. (Telesport)

Next Post

Po ndërtonin xhaminë pa leje, arrestohen 3 vetë në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën dhe procesin e anëtarësimit, Von der Leyen bisedë telefonike me Zelenskyn

BE rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën dhe procesin e anëtarësimit, Von der Leyen bisedë telefonike me Zelenskyn

May 27, 2026
Vizita e Dendias në Tiranë, Preç Zogaj: Ftohje mes dy vendeve vitet e fundit

Vizita e Dendias në Tiranë, Preç Zogaj: Ftohje mes dy vendeve vitet e fundit

May 27, 2026
Vangjeli: Kemi shumë probleme me Greqinë, ja faktori që mund të kushtëzojë politikat me fqinjët!

Vangjeli: Kemi shumë probleme me Greqinë, ja faktori që mund të kushtëzojë politikat me fqinjët!

May 27, 2026
Meta dhe Veliaj mund të lirohen nga burgu? Juristi sqaron vendimin e fundit të Kolegjeve të Bashkuara

Meta dhe Veliaj mund të lirohen nga burgu? Juristi sqaron vendimin e fundit të Kolegjeve të Bashkuara

May 27, 2026
“Bordi i Paqes” i Trump ku bën pjesë edhe Shqipëria, pa financim/ FT: Zero dollarë të disbursuar, nga 17 miliardët e premtuar

“Bordi i Paqes” i Trump ku bën pjesë edhe Shqipëria, pa financim/ FT: Zero dollarë të disbursuar, nga 17 miliardët e premtuar

May 27, 2026
Shkeli perimetrin e sigurisë me “Jet Ski” dhe rrezikoi pushuesit, 100 mijë lekë gjobë për drejtuesin në Velipojë

Shkeli perimetrin e sigurisë me “Jet Ski” dhe rrezikoi pushuesit, 100 mijë lekë gjobë për drejtuesin në Velipojë

May 27, 2026
“Opeli” përplas 21-vjeçaren që lëvizte me biçikletë në Vlorë, e reja përfundon në spital

“Opeli” përplas 21-vjeçaren që lëvizte me biçikletë në Vlorë, e reja përfundon në spital

May 27, 2026
Ia siguroi mbidozën fatale të ketaminës, dënohet me mbi 3 vjet burg asistenti i aktorit Matthew Perry

Ia siguroi mbidozën fatale të ketaminës, dënohet me mbi 3 vjet burg asistenti i aktorit Matthew Perry

May 27, 2026
Procesi ndaj Veliajt/ Ish-prokurori: Po privohet nga ushtrimi i detyrës së kryebashkiakut; Juristi: Nasta dhe Nesti duhet të dilnin me fytyrë

Procesi ndaj Veliajt/ Ish-prokurori: Po privohet nga ushtrimi i detyrës së kryebashkiakut; Juristi: Nasta dhe Nesti duhet të dilnin me fytyrë

May 27, 2026
Plagosën me armë pakistanezin në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë, 2 të tjerë ja mbathin

Plagosën me armë pakistanezin në Greqi, arrestohen 3 shqiptarë, 2 të tjerë ja mbathin

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In