Ishte parashikuar që të bëhej baba ditën e ndeshjes së shumëpritur Shqipëri-Serbi. Por duket se gëzimi për kapitenin e kombëtares shqiptare ka ardhur më shpejt. Sipas mediave kosovare, Monika, bashkëshortja e Canës ka sjellë në jetë një djalë, fëmija i parë për kapitenin legjendar kuqezi.
Deri më tani ende nuk ka detaje për emrin e djalit, ndërsa të gjithë shqiptarët kudo ku janë i urojnë atij jetë të gjatë e të lumtur. Cana kurorëzoi dashurinë e tij në martesë me bukuroshen italiane në një ceremoni madhështore të organizuar në Kosovë, vitin e kaluar









