• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kapiteni egjiptian foto të marinarëve që i ka lidhur me zinxhirë, flet pronari i “Çelepia-s”

by A R
24/06/2016 08:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pronari i anijes së rrëmbyer, Flori Çelepia (në emër të tij është anija), ka hedhur poshtë pretendimet e marinarit egjiptian se ka disa rroga pa u paguar. Sipas tij, marinari është paguar rregullisht, madje edhe më tepër sesa meritonte.

flori-celepia

Ai i bën thirrje shtetit të ndërhyjë, ndërsa pohon se egjiptiani ka qëllim ta përdorë anijen për klandestinë.

Flori, çfarë ka ndodhur me anijen “Çelepia 2”?

E nisëm nga ora 2 e drekës në datën 18 qershor, me rregull dhe me çdo gjë. Anija doli normalisht në det për të kryer aktivitetin e përditshëm. Iu thamë të na kontaktojnë kur të nxjerrin rrjetën, çfarë keni kapur, çfarë s’keni kapur. Ndërkohë që ata nuk kontaktuan, u bë dita e dytë në radio nuk përgjigjeshin dhe kështu me radhë. Sot (dje) morëm një njoftim që barka është në Egjipt.

Pse përfundoi barka e peshkimit në Egjipt?

Marinari që kishim punësuar ka marrë peng anijen dhe ekuipazhin e ka udhëtuar drejt Egjiptit. Fillimisht nuk kishim kontakte dhe u trembëm për jetën e marinarëve që ndodheshin në bord, përfshirë edhe Salam, pasi dyshonim se mos u kishte ndodhur gjë në det, sepse ka pasur det këto ditë. Kur sot (dje) marinari egjiptian na kontaktoi dhe na tha se anijen e kishte marrë peng së bashku me dy personat që ndodheshin me të, ku për ta kthyer kërkon 70 mijë euro.

A është e vërtetë që ju nuk e keni paguar? Pse veproi ai kështu?

Nuk di të them se përse ka vepruar në këtë mënyrë, por ai thotë se do ta përdorë anijen për të transportuar klandestinë. Edhe kur kontaktoi me mua, më bëri presion se do t’i mbyste dy marinarët dhe anijen, ndërsa më dërgoi foto të njërit prej marinarëve, të cilin e mbante të lidhur me zinxhirë. Ai është paguar rregullisht për punën që ka kryer, madje e kemi paguar edhe më tepër, kur kemi dalë mirë me peshkim. Ai me ne ka qenë shumë i kënaqur, madje i kemi dhënë edhe shtesë.

Keni kontaktuar me dy marinarët e tjerë?

Jo, nuk kemi kontaktuar dhe jemi shumë në ankth, pasi dyshojmë mos u ka ndodhur ndonjë gjë. Ai solli vetëm fotot, për të na treguar se nuk bënte shaka. Jemi shumë në merak për ekuipazhin dhe kërkojmë ndërhyrjen e shtetit për t’i kthyer ata shëndoshë e mirë në shtëpi, pastaj anija është çështje tjetër. Ne kërkojmë nga shteti të na sjellë marinarët gjallë, se janë dy prindër që kanë lënë familjen. Nuk i kemi asnjë borxh, por edhe në lidhje me lekët do t’i përgjigjemi por s’dimë se si t’i përgjigjemi dhe duhet të na ndihmojë shteti./Panorama/a.m.

Next Post

Dalja e Britanisë nga BE/ Ministri i Jashtëm francez: Evropa vazhdon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In