• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kapiteneria e Durrësit ndalon hyrjen e tankerit që transportonte naftë, dyshohet si pjesë e “flotës hije” të Rusisë!

by A. Q
29/08/2026 09:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kapiteneria e Portit të Durrësit bën me dije se ka ndaluar dje, më 28 gusht, hyrjen në radën e portit të anijes “Hanuman”, një tanker me numër IMO 9295048, që lundron nën flamurin e Sierra Leones.

Anija është listuar nga Inteligjenca e Mbrojtjes së Ukrainës, GUR, dhe shërbimet e tjera si pjesë e së ashtuquajturës “flotë hije” ruse.

Në databazën zyrtare të GUR, “Hanuman” klasifikohet si anije e përfshirë në transportin e naftës ruse dhe produkteve të saj në kundërshtim me embargon e luftës së G7 dhe Bashkimit Europian dhe politikën e kufirit të çmimit, të njohur si “price cap”.

Sipas të dhënave të publikuara nga shërbimi ukrainas, në shtator të vitit 2025 “Hanuman” ka transportuar më shumë se 30 mijë tonë produkte nafte ruse nga porti i Novorossiysk në drejtim të Turqisë.

GUR evidenton gjithashtu raste të fikjes së sistemit të identifikimit automatik, AIS, si dhe hyrje të anijes në porte ruse. Në të dhënat e publikuara për “Hanuman” përfshihen edhe disa nga portet që anija ka vizituar, mes tyre Durrësi.

Vendimi i Kapitenerisë së Durrësit për të mos lejuar hyrjen e “Hanuman” vjen në një kohë kur transporti detar i naftës ruse dhe përdorimi i flotave të ashtuquajtura “hije” mbeten nën vëmendje të shtuar ndërkombëtare.

Next Post
Ish-presidenti i Ekuadorit dënohet me pesë vjet burg për korrupsion -

Ish-presidenti i Ekuadorit dënohet me pesë vjet burg për korrupsion -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com