• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kapiten Cana mund të bëjë një sakrificë sot

by Eduard Zaloshnja
19/06/2016 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eduard Zaloshnja

Në botë mund të ketë qindra miliona, në mos miliarda, “trajnerë të së hënës” – bëhet fjalë per ata tifozë që, pasi është zhvilluar një ndeshje futbolli të dielën, diskutojnë të hënën se çfarë duhej të kishte bërë ndryshe trajneri i ekipit të tyre të zemrës. Kuptohet që ka jo pak edhe “trajnerë të së shtunës” – tifozë që diskutojnë se ç’duhet të bëjë trajneri në ndeshjen e nesërme – por këta janë më të pakët. Dhe janë më të pakët për një arsye të thjeshtë – trajneri është një profesionist, i cili është i presupozuar ta dijë më mirë se kushdo tjeter sesi duhet ta përgatisë ekipin për ndeshjen e rradhës.

Rolin e “trjanerit të së hënës” e kam luajtur me mijëra herë me miqtë e mij, ndërsa atë të “trajnerit të së shtunës”, me qindra herë (kam filluar të ndjek ndeshje futbolli qysh në fëmininë e hershme). Sidoqoftë, nuk e kam luajtur ndonjëherë publikisht rolin e “trajnerit”. Por sot, para ndeshjes më të rëndësishme të historise se Kombëtares tonë, s’po më rrinë duart pa shkruar dy rreshta si “trajner i së shtunës” (pavarësisht se, si çdo “trajner i së shtunës”, s’kam gjasa të dëgjohem). Dhe siç kuptohet nga titulli, sebep për këtë gjë u bë Kapiten Cana.

Kapiten Cana e do kaq shumë fitoren e ekipit sot, sa mund ta dëmtojë atë. Nuk do të kishte gjë më të bukur për Kapitenin sesa ta udhëhiqte sot drejt një fitoreje ekipin që ai aq shumë e do. Por dëshira e tij e madhe mund t’ia nxisë aq shumë adrenalinën, sa mund t’ia errësojë sytë në çaste të veçanta.

Kështu i ndodhi Kapiten Canës në ndeshjen me Portugalinë në Elbasan, kur në minutën e 90-te synoi të ecte me top përpara, në vend që të spastronte zonën. Dhe Portugalia fitoi një goditje këndi që e shndërroi në golin e fitores së saj.

Kështu i ndodhi Kapiten Canës në ndeshjen me Sërbinë në Elbasan, kur në minutën e 90-te u bëri thirrje shokëve të hidheshin në sulm, ndërkohë që trajneri po u bënte thirrje të ktheheshin mbrapa. Dhe Serbia na shënoi me kundërsulm golin që na hidhëroi aq shumë (në mijra ndeshje futbolli që kam parë deri më sot, nuk kam ndjerë ASNJËHERË hidhërim më të madh nga pësimi i një goli).

Kështu i ndodhi Kapiten Canës në ndeshjen me Zvicrën në Lens të Francës, kur nga dëshira e madhe për të mos i lënë kundërshtarët t’i afroheshin zonës sonë, mori një karton të verdhë të nxituar, i cili u pasua me një të dytë, dhe me daljen e tij nga fusha.

Zëvendësuesit e tij në qendër të mbrojtjes ne ndeshjet me Zvicren dhe Francen – Kukeli dhe Ajeti – nuk e kanë përvojën dhe autoritetin e Kapiten Canës, por patën qetësinë që të bashkëpunonin mirë me Mavrajn, për të mos lejuar asnjë gol në mungesë të tij (golat në ndeshjen e dytë, atë me Francën, u shënuan kur u fut në qendër të mbrojtjes anësori Veseli, por kjo është një histori tjetër, që ka të bëjë me debatin Veseli apo Gjimshiti)

Sado e vështirë të jetë për Kapiten Canën, kjo është situata. Dhe ai mund të bëjë sakrificën më të madhe që mund të ketë bërë ndonjëherë në jetën e vet futbollistike – t’i kërkojë trajnerit që Kapiteni ta nisë nga stoli ndeshjen e sotme me Rumaninë. Nëse punët nuk shkojnë mirë për ekipin (larg qoftë, pësojmë gol), ai mund të futet  në lojë më vonë, si në mbrojtje edhe në mesfushë. Dhe pikërisht atëherë mund të duhet më shumë përvoja dhe autoriteti i Kapitenit.

Dhe ndoshta atëherë ai mund të shënojë edhe një gol. Siç bëri Kapiten Shvajni i Gjermanisë në ndeshjen me Ukrainën…

Next Post

Gjermani, shqiptari vret gruan në kampin e refugjatëve

Comments 1

  1. feliks baci says:
    10 years ago

    shume i sakte artikulli i “arbitrtit”…imagjinoni sikur Cana te dilte nga stoli i remplacanteve ne ndeshjen me Francen dhe te futej ne vend te Veselit…cfar situate ideale do te kishte qene..po that’s it nuk mund te kthehemi mbrapsh e ta fiksojme..duhet sot ta korigjojme..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In