“Kapitalizmi është padrejtësi”. Kjo ishte një prej parrullave të mbështetësve të senatorit të Vermontit Bernie Sanders, i cili u mund në primare në garën presidenciale nga Hillary Clinton. Mbështetësit besnik të Sanders nuk nguruan të shprehin edhe njëherë kundërshtinë ndaj kandidimit të Clinton.
Ata u grumbulluan në Filadelfia para konventës së demokratëve ku Clinton u caktua zyrtarisht si kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë./a.m.