Kryebashkiakja e Tampës, Jane Castor, kapi një “gjah” të madh gjatë peshkimit në Florida me familjen në fund të muajit të kaluar.
Ajo zbuloi një ngarkesë që përmbante rreth 32 kg kokainë , me një vlerë të përllogaritur prej rreth 1.1 milionë dollarë, sipas zyrës së kryetarit të bashkisë.
Droga u zbulua më 23 korrik dhe pasi u dorëzua nga kryebashkiakja, u mor nën kontroll nga Agjentët e Patrullës Kufitare me Sektorin e Majamit.
Para se të merrte postin aktual si kryebashkiake, Castor “kaloi 31 vjet me Departamentin e Policisë së Tampës, duke shërbyer pothuajse në çdo cilësi dhe në pothuajse çdo lagje të qytetit.
Në tetor të 2009-ës, Castor u bë shefe i Policisë së parë femër të Tampas, duke shërbyer për gjashtë vjet në atë rol”, sipas biografisë së saj në faqen e internetit të qytetit të Tampa./m.j