Bujar Kapexhiu flet përmes karikaturave të tij ku kritikon shpesh kryeminsitirn Rama dhe jo vetëm.
Por, ai vjen si rrallherë me një rrëfim me fjalë për kryeministriin në emisionin Debati në Channel One. Artisti i njohur na sjell një episod nga e shkuara kur ai ishte shef i Edi Ramës. Bëhet fjalë për periudhën kur Rama ishte pedagog dhe Kapexhiu rektor te Universiteti i Arteve.
Ai thotë se dikur i kanë bërë presion të hiqte Ramën, por nuk e bëri pasi ishte një pedagog vërtetë i mirë.
“Unë kam qenë rektor i akademisë së Arteve dhe mund të them se Edi Rama është një vizatues shumë i mirë dhe ishte një pedagog shumë i mirë. Më kujtohet që arritën të më bënin presion për ta larguar nga puna si pedagog, por nuk e bëra. Ai realisht ishte një pedagog shumë i mirë. Edhe pse në karikaturat e mira unë shpreh defektet e dhe gabimet në punën e tij, nuk mund tia mohoj këtë gjë”.
Ai me tej i dhuroi aktorit Julian Deda 12 karikatura të Veliajt:
“Për Erion Veliajn shpreh konsideratë. Unë kam përgatitur një kalendar me 12 karikaturat e mia me Erion Veliajn dhe meqënëse Julian Deda e kritikoi këtu, unë po ia bëj dhuratë këtë kalendar LIVE Dedës”./a.m.