Karikaturisti i njohur Bujar Kapexhiu ishte ditën e sotme në çadrën e PD-së, ku prezantoi disa karikatura politike.
Kapexhiu, në bashkëpisedim me protestuesit i tha kreut të PD-së, Lulzim Basha, se nëse ai nuk kandidonte të rinj, por vazhdon me të vjetrit, atëherë do të votojë kundër tij.
“Nëse ju nuk kandidoni të rinj dhe nuk vendosni të rinj në qeverinë e ardhshme, unë do të votoj kundër jush”, tha Kapexhiu.