• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kapet vrasësi që tronditi Zvicrën, vrau katër persona

by Java News
15/05/2016 11:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një student me prirje sadiste vrau 4 persona në dhjetor 2015. Tani ai është arrestuar afër fshatit Rupperswil, aty ku ndodhi njëri prej krimeve më tronditëse të historisë së re të Zvicrës.

Që nga fundi i dhjetorit të vitit të kaluar një vend kërkonte një vrasës: Zvicra kishte vënë në lëvizje pothuaj të gjitha mekanizmat e sigurisë për të arrestuar vrasësin e katër personave në fshatin Rupperswil, i njohur në këtë vend për fabrikën e sheqerit. Të premten autoritetet njoftuan se, është sqaruar se kush e kishte kryer krimin. Sipas të dhënave të policisë dhe prokurorisë së kantonit Aargau bëhet fjalë për një student 33-vjeçar, i cili banonte në Rupperswil. Më 21 dhjetor 2015 ai kishte observuar shtëpinë e viktimave dhe përmes një mashtrimi ishte futur aty.

Në shtëpi gjendeshin një nënë, dy djemtë e saj dhe e dashura e njërit prej djemve. I dyshuari për krimin i kishte lidhur ata, ua kishte mbyllur gojën dhe ua kishte prerë qafën me thikë. Djali më i ri i kësaj familjeje ishte keqpërdorur edhe seksualisht. Ky 13-vjeçar, siç shkruan gazeta “Tages Anzeiger”, ishte futbollist i talentuar. Ai luante për të rinjtë e ekipit FC Aarau.

Hetimet kanë treguar se, vrasësi i supozuar kishte trajnuar disa ekipe të juniorëve në kantonin Aargau, shkruan dialogplus. Prokuroria tani për tani është e bindur se motivet e dorasit kanë qenë seksuale dhe financiare. Por, një ekspert i forenzikës ka deklaruar për “Tages Anzeiger” se ky shpjegim nuk mjafton. Bernd Borchard tha se, rrjedha e krimit tregon për një psikopat, i cili me brutalitet dhe gjakftohtësi dhe motive sadiste ua kishte marrë jetën 4 personave. Në vendbanimin e të dyshuarit policia ka konfiskuar një çantë me mjete e vegla të njëjta që ishin përdorur gjatë vrasjes së katërfishtë. Policia është e bindur se me arrestimin e të dyshuarit janë evituar krime të tjera.

BW/d.i.

Next Post

Pikë maksimale nga Shqipëria, ja si përshëndet australiania Dami (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com