Aleksandër Ndërlala, 43 vjeç është arrestuar nga forcat e Komisariatit Nr. 2 në Tiranë, pasi është provuar se ka vjedhur plot 60 shtëpi.
Ndërlala përdorte vetëm karta krediti dhe çelësa për të hapur dyert, duke arritur në sukses.
Vepronte krejt i vetëm, pa asnjë ndihmë. Policia arriti të gjejë provat dhe pamjet filmike dhe pas 6 muajsh arriti të vërë në pranga superhajdutin, duke zbuluar identitetin e plotë të tij. Ndërlala përdorte kartat bankare, duke i futur në hapësirën e çelësit dhe dyert hapeshin në rast se nuk ishin siguruar mirë me çelës nga familjarët. Po kështu përdorte edhe çelësa të tjerë që të mund të hapte dyert.
NB/d.i.