Një i ri i cili dyshohet se shpërndante drogë, është vënë në prangat e policisë së Elbasanit.
Pasditen e kësaj të enjteje nën akuzën e veprës penale, “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, u arrestua F.D., 26 vjeç, banues në fshatin Kuqan, Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 doza lëndë narkotike kanabis sativa.
Gjithashtu nga ana e policisë u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale, “Moskallëzim i krimit”, A.L., 29 vjeç, A.B., 26 vjeç, E.G., 29 vjeç, dhe EM., 19 vjeç, të katërt banues në Elbasan.
Për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.
/a.r