Një 36-vjeçar me iniciale E.C. është arrestuar nga policia pasi ishte në kërkim prej më shumë se 1 viti për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë.
36-vjeçari është arrestuar në Kavajë, aty ku më 24 Maj 2020 në lagjen Nr.1 të qytetit dyshohet se qëlloi me armë 30-vjeçarin me iniciale M.Xh. Ky i fundit mbeti i plagosur.
Pas ngjarjes, autori ishte larguar. 36-vjeçari u identifikua dhe u shpall në kërkim për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
/a.r